GazetaMax
BALLINA

Zaev përmes fondacionit të tij dërgoi ndihmë prej 22 tonë produketesh ushqimore në Turqi

Ish-kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka informuar sot se përmes Fondacionit “Zaev – Një shoqëri për të gjithë”, së bashku me kompanitë “Mamas” dhe “Total Engineering”, janë dërguar si ndihma humanitare 22 tonë konserva të ndryshme për popullin turk, pra për qytetarët e rajoneve të prekura nga tërmeti katastrofik, informon PRESSonline.mk

“I dërgojmë falënderime publike Ambasadës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut për bashkëpunimin e shkëlqyer në realizimin e ndihmës humanitare. Ngushëllojmë miqtë tanë, veçanërisht familjet që kanë humbur të dashurit dhe kanë humbur shtëpitë e tyre. Lutemi për të gjithë ata që kaluan këtë agoni, ndërsa të lënduarve nga tërmeti i urojmë shërim të shpejtë dhe kthim në jetën normale”, tha Zaev në rrjetet sociale.

Related posts

Despotovski për Ndryshimet kushtetuese: Të mundohemi bashkërisht të forcojmë përshtypjen te investitorët se jemi vend stabil dhe i sigurtë

e-max

Zëvendës kryetari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha distancohet nga i ashtuquajturi bllok opozitar i Bilall Kasamit, Izet Mexhitit dhe Afrim Gashit

e-max

Kryetari i komunës së Studeniçanit i bashkohet Frontit Europian

e-max