GazetaMax
SPORT

Zanetti zbulon bisedimet e Interit me Messin

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, zbulon se kishte biseduar me Lionel Messin kur ylli argjentinas u largua nga Barcelona, ​​por gjigantët e Serisë A nuk mund të konkurronin ekonomikisht me PSG-në ose klubet e Ligës Premier.
Argjnetinasi u largua nga katalunasit në fund të kontratës së tij në vitin 2021, duke iu bashkuar gjigantëve të Ligue 1 si lojtar i lirë.
Bashkatdhetari i tij u përpoq të siguronte shërbimet në atë verë, por nuk mundi të përballonte ofertën e bërë nga PSG.
“Unë u befasova kur ai (Messi) u largua nga Barcelona”, deklaroi Zanetti për DAZN. “Realisht, ne nuk mund të konkurrojmë me klubet si PSG apo ato nga Liga Premier, por për shkak të raportit tonë, ne folëm kur kishte një shans”.
Messi tani lidhet edhe me largimin nga PSG, ndërsa thuhet se ai ka ndarë mendjen të shkojë në Amerikë, ku kërkohet prej Inter Miamit.
Edhe pse ka interesim prej Arabisë Saudite, shtatë herë fituesi i Topit të Artë dhe Kupës së Botës e preferon skuadrën që është nën pronësi të David Beckham.

Related posts

Nedim Bajrami pritet të transferohet të gjiganti nga Serie A

e-max

Lëndohet Renato Sanches, pritet të jetë jashtë për 10 ditë

e-max

Ronaldos i ndodh edhe kjo, po humbet milionat

e-max