GazetaMax
SPORT

Ronaldos i ndodh edhe kjo, po humbet milionat

Sulmuesi portugez po raportohet se do të humbë miliona.
Cristiano Ronaldo do të humbasë bonuset me vlerë mbi 5 milionë euro për shkak të sezonit të dobët të Manchester United.
Superylli portugez u kthye në Old Trafford verën e kaluar me një kontratë të lidhur me bonusin për të kompensuar një ulje të madhe në pagën e tij prej 750,000 në javë sa merrte në Juventus.
Djajtë e Kuq do të përfundojnë pa një trofe për sezonin e pestë radhazi, transmeton Express.
Më e rënda ishte humbja në 1/8 e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit, e cila do t’i kishte fituar Ronaldos rreth 2.5 milionë funte nëse do të arrinin në finalen e Parisit në maj.
Fitimi i titullit të parë në Premier League që nga viti 2013 për United ishte gjithashtu me vlerë deri në 1.5 milion funte.
Dështimi në të dyja garat e kupave vendase ishte një tjetër humbje bonusi në para për pesë herë fituesin e Topit të Artë.
Mungesa e përfundimit në top katërshen e Ligës së Kampionëve mund të jetë e dëmshme për xhepin e portugezit
Sidoqoftë, Ronaldo do të marrë një bonus nëse arrin të përfundojë si top-golashënuesi i klubit këtë edicion.
Ish-sulmuesi i Real Madridit kryeson rrugën me 18 gola nga 33 paraqitje në të gjitha garat me bashkëkombasin Bruno Fernandes që është më afër tij me vetëm nëntë gola.
Për momentin, sulmuesi do të fokusohet në kualifikimin e Portugalisë në Kupën e Botës 2022 në Katar gjatë pushimeve ndërkombëtare.

Related posts

Tifozët e Atleticos me fushatë kundër transferimit të Ronaldos

e-max

Trajneri i Ajax shuan shpresat e Man United për Antony

e-max

Florenzi operohet, mësohet kohëzgjatja e mungesës

e-max