GazetaMax
Lajme

Zbardhen emrat e demokratëve që do të drejtojnë komisionet parlamentare

Partia Demokratike ka bërë publike propozimet e veta për emrat që do ta përfaqësojnë në komisionet parlamentare.

PD do të drejtojë 4 nga 11 komisionet parlamentare, konkretisht: Ina Zhupa do të drejtojë Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën; Jorida Tabaku Komisionin për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik; Bardh Spahia Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale dhe Luçiano Boçi Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet.

Emrat e propozuar nga PD për komisionet parlamentare

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Eno Bozo

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Oerd Bylykbashi

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Klevis Balliu

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Bledi Himci

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Xhelal Mziu

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme – Albana Vokshi

Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale – Ivi Kaso

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet – Luçiano Boçi (kryetar)

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – Bardh Spahia (kryetar)

Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Jorida Tabaku (kryetar)

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Ina Zhupa (kryetar).

Related posts

Emir Sulejmani: Komuna e Zhelinës është zhytur në borxhe mbi 6 milionë euro

Gazeta Max

Tre kompani nga vendi kanë shprehur interes për pjesëmarrje në tenderin e ri të AKE-së për 5G

Gazeta Max

Bashkëpunimi RMV-Slloveni, paralajmërohet realizimi i shumë projekteve të përbashkëta

Gazeta Max