GazetaMax
Adrenaline

Zbulohen detajet e para të marrëveshjes mes Porsche dhe skuadrës së Red Bull në Formula 1

Porsche dhe Red Bull kanë arritur një marrëveshje e cila do të nis të implementohet që nga viti 2026.
Gjiganti Porsche thuhet se ka blerë 50% të aksioneve të Red Bull në F1 dhe tashmë kanë filluar të zbulohen detaje të marrëveshjes, para njoftimit zyrtar që pritet të bëhet muajin tjetër.
Marrëveshja do të jetë e vlefshme për 10 vitet e ardhshme – nisur nga 2026.
Thuhet se palët janë dakorduar qysh para tri javëve në Austri, por njoftimi është shtyrë për datën 4 gusht. Në Austri ishte edhe gjiganti Honda, pikërisht për një marrëveshje me Red Bull, por ishte Porsche që fitoi besimin.
Porsche pritet të jetë përgjegjëse për ndërtimin sa më të mirë të bolidit në aspektin e fuqisë së motorit dhe shpejtësisë, si dhe do të bëjnë shasinë.
Mbetet të shihet se çfarë saktësisht do të thotë njoftimi zyrtar, për marrëveshjen mes dy markave.

Related posts

LIGA E KAMPIONEVE: Përballje “titanësh” në mbrëmje

Gazetamax.mk

Paraqitjet spektakolare, Barcelona merr këtë vendim për Dembele

Gazetamax.mk

Çka po ndodh me Hazard, merr vendim të kundërt me Realin!

Gazetamax.mk