GazetaMax
SPORT

Zbulohet plani i ISIS për të hedhur në erë stadiumin ‘Camp Nou’ me dron me eksploziv

Po sikur të ndodhte vërtet? Do ishte një katastrofë!
Një mbështetës i grupimit islamik terrorist ISIS, i cili planifikoi të bombardonte ndeshjen e futbollit Barcelona-Madrid me një dron të mbushur me eksploziv, është dënuar sot me tre vjet burg nga një gjykatë spanjolle.
Mohammed Yassi Amrani, një ish-punonjës bari, u bë anëtar i ISIS-it gjatë një ‘procesi të shpejtë’ radikalizimi në vitin 2020, sipas aktakuzës së tij.
Amrani u udhëzua nga një rekrutues i ISIS-it të fluturonte një dron të mbushur me eksplozivë mbi stadiumin Camp Nou të Barcelonës, i cili mund të strehojë 99,354 tifozë, gjatë një ndeshjeje midis Barcelonës dhe Real Madridit dhe më pas ta hidhte në erë.
Amrani u kontaktua fillimisht nga rekrutuesi i ISIS në Telegram pasi ai kishte postuar në Facebook në mars 2020 duke bërë thirrje për ‘xhihad’. Kontakti i ISIS-it urdhëroi Amranin të kryente sulmin terrorist për të ‘pastruar jetën e tij dhe për të siguruar një vend në parajsë’ dhe për të kompensuar pirjen e alkoolit në të kaluarën dhe për t’iu shmangur fesë.
Mister mbetet edne se në cilën ndeshje ishte planifikuar të kryhej ky sulm. Ndeshjet mes dy skuadrave të fuqishme të Spanjës – të quajtura ‘El Clasico’ – janë ndër ndeshjet më të ndjekura në botë dhe rreth 100,000 tifozë zakonisht mbushin stadiumin.

Related posts

Kampion bote për të tretën herë, do bëj krenar çdo shqiptar/ Hadribeaj: Pikësynimi im do jetë UFC-ja

e-max

Arrihet Marrëveshja Mes Lazios Dhe Mallorcas Për Vedat Muriqin

e-max

Aguero po i rikthehet futbollit, pritet t’i bashkohet këtij klubi

e-max