Aguero po i rikthehet futbollit, pritet t’i bashkohet këtij klubi

Aguero e mendon rikthimin në futboll, zbulon se është ftuar nga një klub
Sergio Aguero nuk ka hequr dorë nga shpresa e rikthimit në futbollin aktiv dhe zbulon se një klub e ka kontaktuar për një rikthim të mundshëm.
Aguero u detyrua të pensionohej nga futbolli për shkak të problemeve me zemër në moshën 33-vjeçare.
Ish-sulmuesi i Manchester Cityt që u transferua te Barcelona si lojtar i lirë gjatë verës së kaluar, pati probleme në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje gjatë ndeshjes ndaj Alavesit në tetor.

Tre muaj më vonë, Aguero njoftoi pensionimin në një konferencë për media në “Camp Nou”.
Duke folur për TYC Sports, ai tha: “Dje, më shkoi në mendje të luaj prapë. Inter Miami më ka ftuar, por e kam refuzuar”.
“Mjekët më kanë thënë se duhet të kalojë pesë ose gjashtë muaj pa aktivitet, por unë dua të stërvitem prapë”, u shpreh argjentinasi.

Të fundit në përqindje