Tetova do të jetë një nga qytetet ku do të shënohet 35-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me një mbrëmje të veçantë festive.
Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, ka njoftuar se më 15 shtator në Tetovë do të performojë grupi i njohur shqiptar ELITA 5.
Grupi do të ngjitet në skenë LIVE me këngët dhe hitet e tij të njohura, të cilat prej dekadash janë pjesë e muzikës shqiptare dhe kanë shoqëruar breza të tërë.
Koncerti pritet të sjellë një atmosferë të veçantë festive në Tetovë, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 35-vjetorit të Pavarësisë.
15 SHTATOR – TETOVË – ELITA 5
Një natë festive, një skenë dhe një emër që ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare.
https://www.facebook.com/share/p/18s7pskucf/
