GazetaMax
Lajme

Zef Berishaj atdhetari që dhuroi 50 mij dollarë për ndërtimin e Kishës në malin e Kakariqit

Mbrëmë në Detorit është organizuar darkë për mbledhje fondes për ndërtimin e Kishës në Malin e Kakariqit, e cila duke pasur parasyshë përkufizimin gjeografik është e rëndësisë jetike për shqiptarët që jetojnë në ata troje, për ruajtjen e identitetit, gjuhës e kulturës, njëkohësisht do të ruaj dhe nga asimilimi i asaj popullate.

Ky proekt u inicua nga Pater Mirash Marinaj dhe u përkrah nga shum atdhetar shqiptarë që jetojnë në Detroit por që kur nuk ndaluan së kontribuari për vendlindjen e tyre dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të Atëdheut, në veçanti për proekte që kontribojnë në ruajtjen e identitetit, gjuhës e kulturës të asaj pjese shqiptare të ngelur nën Mal të Zi.

Atdhetari shqiptarë, biznismen dhe humanist i shquar nga Gruda e Malësis së Madhe por që jeton dhe vepron në SHBA, Zef Berishaj në atë mbrëmje ka dhuruar 50 mij dollarë për ndërtimin e asaj Kishe, njëherit dhe pjesë e grupit punues të këtij projekti me rëndësi jetike për Malësinë.

Zef Berishaj gjithmonë i është përgjigjur thirjes së Atdheut dhe ka përkrahur çdo iniciativë e projekt që është inicuar si për Malësi ashtu dhe për komunitetin shqiptarë në SHBA.Dhe pse ka vite që jeton në SHBA ai gjithmonë mban në zemër dhe ëndra vendlindjen e tij dhe nuk ndaloi kurrë së përkrahuri atë.

Veprat e tij humane janë të panumërta duke mos kursyer asgjë nga vetja e tij në të mirë të vendlindjes dhe komunitetit shqiptarë në ShBA.

Related posts

Mitropoliti rus Antonij nesër vjen në Shkup

Gazeta Max

Programi mësimor plotësisht do të zbatohet, do të respektohen datat për maturën shtetërore, konsideron Shaqiri

Gazeta Max

Aksion i madh i inspektoratit komunal në Tetovë

Gazeta Max