GazetaMax
LAJME

Zudi Enuzi nuk ndalet. Higjiena Komunale-Shkup aksion për pastrim të Çairit

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale-Shkup”, Zudi Enuzi vazhdon me aktivitet e tija. Gjatë 24 orëve të fundit e gjithë fuqia punëtore dhe makineria e ndërmarrjes që ai drejton kanë nisur me aktivitete për pastrim të përgjithshëm pranveror në komunën e Çairit.

“Ekipet e “NP Higjiena Komunale-Shkup” gjatë këtij aksioni kanë larguar sasi të konsiderueshme të mbeturinave nga një deponi e egër në rrugën Arqipeshkvi Dositej. Higjiena Komunale-Shkup gjithashtu ka realizuar aktivitete për pastrimin dhe larje me cisterna me ujë të bulevardeve dhe rrugëve në Çair”, ka thënë drejtori Enuzi.

Sipas drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale-Shkup”, Zudi Enuzi në të njëjtën kohë, ekipet e ndërmarrjes që ai udhëheq po pastrojnë dhe dezinfektojnë edhe kontejnerët e vendosur në hapësirat publike.

https://www.facebook.com/khigiena.com.mk/photos/pcb.121261760526999/121261343860374/

Related posts

Rrëshqitje të dheut në rrugën Dellçevë-Pehçevë-Berovë

e-max

Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur në fushën e politikës energjetike, thekson KE-ja

e-max

Tegovski: Zgjidhje për problemin me vetot në BE është pezullimi i vendimmarrjes së njëanshme

e-max