GazetaMax
Lajme

Zelensky: Çështja e territorit është e ndërlikuar, duhet diskutuar

Volodymyr Zelensky ka deklaruar se aleatët e Kievit janë të interesuar për një ushtri të fortë ukrainase.

Duke folur në një konferencë shtypi në kryeqytetin ukrainas këtë pasdite, ai tha se nuk e di se çfarë u diskutua në Moskë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë.

“Çështja e territorit është e ndërlikuar dhe duhet diskutuar më vonë”, tha Zelensky.

Ndryshe,shefat ushtarakë nga e gjithë bota do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar “fazën operative” të mbrojtjes së Ukrainës si pjesë e një force paqeruajtëse, shkruan Skynews.

Kryeministri britanik Keir Starmer priti një takim virtual të “koalicionit të vullnetarëve” të shtunën, ku përfshiheshin liderë të 26 vendeve, duke përfshirë Ukrainën, plus BE-në dhe NATO-n, për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë.

Duke folur pas takimit 90-minutësh, Keir zbuloi se shefat ushtarakë nga grupi i vendeve perëndimore do të takohen të enjten ndërsa ata do të kalojnë “në një fazë operacionale”.

Ai tha se do të hartojnë plane për të ndihmuar në sigurimin e Ukrainës “në tokë, në det dhe në qiell” nëse mund të arrihet një marrëveshje paqeje me Rusinë.

Related posts

Protestat e dhunshme në Nepal/ Të rinjtë sulmojnë hotelet luksoze dhe rezidencat elitare

Gazeta Max

Ndodh për herë të parë në historinë vendit, arrestohet bashkëshortja e ish-presidentit të Koresë së Jugut

Gazeta Max

Paraburgim për 60-vjeçarin, dyshohet se ka vjedhur rreth 750 euro nga një pacient në Onkologji

Gazeta Max