GazetaMax
Lajme

Zelensky: Rusia mund të sulmojë një anëtar të NATO

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda pesë viteve për të vënë në provë aleancën.

Në një intervistë për Sky News, presidenti ukrainas u pyet nëse Rusia mund të sulmonte brenda disa muajsh, Zelensky tha se nuk “besonte se Putini është gati”.

Zelensky u shpreh gjithashtu se planet për anëtarët e NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035 janë “shumë të ngadalta”, duke shtuar se “Ne besojmë se, duke filluar nga viti 2030, Putini mund të ketë aftësi dukshëm më të mëdha. Sot, Ukraina po e pengon, ai nuk ka kohë të stërvitë ushtrinë.”

Më tej ai vazhdoi duke thënë “Ushtarët rusë po shkatërrohen dhe shfarosen në fushën e betejës. Sidoqoftë, Putinit i duhet një pauzë, atij i duhet që të hiqen sanksionet, i duhet një ushtri e stërvitur.”

Related posts

E rëndë në Devoll, zetori pëmbyset dhe zë poshtë drejtuesin, humb jetën 75-vjeçari

Gazeta Max

Njëqind intervenime të Ndihmës së Shpejtë gjatë 24 orëshit në Shkup

Gazeta Max

Bashkim Ramosaj falënderon banorët e Dubovikut dhe Llukës së Ulët për mbështetjen

Gazeta Max