GazetaMax
Ballina

Zëvendës kryenegociatorja, Abdiu Halili nga Brukseli: Maqedonia e Veriut, lider rajonal në programin IPARD

Sot në Bruksel filloi skriningu 3 ditor bilateral për Kapitullin 11, “Bujqësia dhe zhvillimi rural”, i cili është pjesë Klasterit 5 “Resurset, bujqësia dhe kohezioni”. Kapitulli 11 përmban sërë rregullash detyruese, shumica e të cilave janë të zbatueshme drejtpërdrejtë. Aplikimi i korrekt i këtyre rregullave zbatimi efektiv dhe kontrolli nga ana e administratës efikase publike është i domosdoshëm për funksionimin e politikës së përbashkët bujqësore (PPB).

Para ekspertëve të Komisionit Evropian nga Drejtoria e përgjithshme për Bujqësi dhe zhvillim rural si dhe Drejtoria për fqinjësi të mirë dhe zgjerim, Zëvendës kryenegociatorja me BE-në dhe Sekretare shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane (SÇE), Drita Abdiu-Halili shprehu mirënjohje Komisionit Evropian për mbështetjen e deritanishme në zhvillimin e bujqësisë maqedonase dhe zhvillimin rural, duke theksuar se Maqedonia e Veriut është lider në rajon lidhur me shfrytëzimin e fondeve të programit IPARD.

“Jemi krenar që nënshkruam Marrëveshjen financiare për programin IPARD 3 në fillim të muajit tetor. Krahas kësaj, realizimi i programit IPARD 2 është mbi 98%. Kjo na nxit dhe na jep shpresë se do të kemi 100% realizim të programit IPARD 3, sepse thirrja e parë publike tani më u publikua, me çka Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë në rajon që do ta fillojë zbatimin e programit të ri IPARD 3” tha në fjalën e saj hyrëse Abdiu-Halili.

Pjesë e delegacionit maqedonas është edhe Ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Ljupço Nikollovski, i cili para përfaqësuesve të Komisionit Evropian i prezantoi zgjidhjet e reja ligjore, kornizën ekzistuese ligjore, kapacitetet institucionale si dhe mundësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet bujqësia maqedonase dhe zhvillimi rural. Përveç Ministrisë për Bujqësi Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i cili është institucion bartës për këtë kapitull, delegacionin maqedonas e përbëjnë dhe përfaqësues nga: Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural, Inspektorati shtetëror i bujqësisë, Agjencia për ushqim dhe veterinari, Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit si dhe përfaqësues nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Nesër dhe pasnesër vazhdon skriningu bilateral për Kapitullin 11, në të cilin do të prezantohet se çfarë progresi është arritur dhe çfarë po bëjmë për përforcimin e tregut bujqësor në vendin tonë.
Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën e kaluar punoi për transpozimin e legjislaturës relevante të BE-së, si dhe në përforcimin e kapaciteteve administrative dhe operative. U miratua strategjia nacionale për bujqësi dhe zhvillim rural 2021-2027. Strategjia është në përputhje të plotë me Politikën e përbashkët bujqësore të BE-së 2023-2027.

Related posts

Mëngjesi është hapi kryesor për humbjen e peshës

Gazetamax.mk

Ky është personazhi i parë i ftuar në emisionin e Donaldit dhe Romeos

Gazetamax.mk

Njihuni me artistin Denns dhe projektin e tij më të ri

Gazetamax.mk