GazetaMax
Lajme

Zëvendës ministri Iseni vizitoi Njësinë policore në Tearcë

Sot zhvillova një vizitë pune në Njësinë policore Tearcë.

Ky takim ka ardhur si vazhdimësi e takimeve të rregullta të punës që i realizoj me bashkëpunëtorët e mi në sektorët e punëve të brendshme dhe njësitë policore në vend.

Në ambientet e Njësisë policore Tearcë u njoha nga afër mbi gjendjen e sigurisë në rajonin e Nјësisë policore Tearcë, ku u theksuan trendet e llojeve të ndryshme të krimit dhe aktivitetet që po ndërmerren për goditjen e tij.

Gjatë takimit u diskutua edhe për sfera të veçanta të punëve të përbashkëta të aspektit të sigurisë duke analizuar edhe modalitete të reja pune.

Së fundmi të dyja palët shprehëm gatishmërinë tonë për një bashkëpunimin edhe më të afërt, e gjithë kjo në përmbushjen e misionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme – të kujdeset për sundimin e ligjit dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Sulmi amerikan ndaj Iranit, çmimi i naftës pritet të rritet

Gazeta Max

Lëre që nuk kanë paga por të punësuarit që protestojnë morën edhe kallëzim penal nga Qyteti

Gazeta Max

Shënohet dita e Komandës për operacione

Gazeta Max