GazetaMax
Lajme

Zëvendëskryeministri Bislimi udhëton sot për në Bruksel për t’u takuar me Lajçakun

Kryenegociatori Bislimi udhëton sot për në Bruksel për t’u takuar me Lajçakun.
Kryenegociatori i Kosovës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do të udhëtojë sot për në Bruksel, për një takim me ndërmjetësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak, raporton Express.
Takimin mes tyre e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Për këtë takim u raportua se është në kuadër të procesit të dialogut derisa u paralajmërua se në po të njëjtën ditë, Lajçak do të takohet virtualisht edhe me palën serbe. Megjithatë, s’pritet të ketë takim mes Kosovës dhe Serbisë.
Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, nuk e ka konfirmuar se ky takim është në kuadër të procesit të dialogut.
“Si zakonisht, ne do të njoftojmë për takimet e ardhshme në kuadër të dialogut nëse dhe kur e shohim të nevojshme”, ka thënë ai.
Lajçak në një intervistë për televizionin publik pati thënë se janë shumë afër që dyja palët të pajtohen në disa tema konkrete dhe u shpreh optimist se shumë shpejt do të arrijmë marrëveshje në shumicën prej tyre, sidomos në çështjen për personat e zhdukur dhe menaxhimin e rrymës në veri.
Derisa u rriten thirrjet për integrim të Ballkanit Perëndimor në një procedurë më të shpejtë pas rrethanave të reja gjeopolitike që prodhoi agresioni rus në Ukrainë, Kosova dhe Serbia duhet të kalojnë rrugën e dialogut për të filluar procedurat për të hyrë në Bashkimin Europian. Megjithatë, ende nuk ka një datë të caktuar se kur do të mbahet një takim i nivelit të lartë mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Related posts

MPJ-ja i dënon deklaratat iredentike të deputetit bullgar Kostadinov

Gazetamax.mk

Po kthehej nga Greqia, “Audi” del nga rruga në Levan-Tepelenë, plagoset shoferja

Gazetamax.mk

Fillon polemika pas refuzimit të nismës për Referendum

Gazetamax.mk