Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër për Marrëdhënie mes Komuniteteve, Ivan Stoilkoviq së bashku me ambasadorin e Turqisë në shtetin tonë Fatih Ulusoj kanë realizuar vizitë pune në dy shkollat fillore rajonale në Komunën e Radovishit – “Nikolla Karev” në fshatrat Buçim dhe Topollnicë. Qëllimi i vizitës ishte që të theksohet rëndësia e avancimit të arsimit në gjuhën amtare, si dhe të konfirmohet mbështetja e vazhdueshme e Qeverisë ndaj bashkësice etnike në vend.
Në këto shkolla mësimi nga klasa e parë deri në të pesët realizohet në gjuhën turke, që, siç thotë Stoilkoviqi paraqet hap të rëndishln në ruajtjen e identitetit kulturor dhe gjuhësor të komunitetit turk.
“Qëllimi i vizitës është të njiheni me kushtet në të cilat nxënësit mësojnë dhe ndjekin mësimet në gjuhën e tyre amtare. Vizita është e dobishme sepse mund të shohim se si mund t’i ndihmojmë jo vetëm popullsisë lokale, por edhe shkollave ku fëmijët ndjekin mësimet. Në këtë shkollë në Buçim, objekti sanitar është rreth pesëdhjetë metra larg ndërtesës së shkollës. Nga ky aspekt, është e nevojshme të zbatohen projekte të caktuara që do t’i zgjidhnin këto probleme”, tha Stoilkoviq.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe një delegacion nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup, i udhëhequr nga Ambasadori Fatih Ulusoj, prania e të cilit konsiderohet dëshmi e bashkëpunimit të mirë dypalësh midis dy vendeve dhe mbështetjes së Republikës së Turqisë për arsimin e komunitetit turk në vend.
“Turqia e ka mbështetur Maqedoninë e Veriut në çdo fushë që nga pavarësia e saj, sepse ky është një vend mik dhe aleat për ne. Ne kemi zbatuar një numër të madh projektesh nga agjencia qeveritare turke – TIKA dhe mbështetja jonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha ambasadori Ulusoj.