GazetaMax
Lajme

Zëvendësministri i MPB, Iseni priti në takim ambasadorin e Turqisë, Fatih Ullusoj

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot u takua me ambasadorin e Turqisë, Fatih Ullusoj, i shoqëruar nga këshilltarët e tij të punëve të brendshme.

Në takim, siç informoi MPB, bashkëbiseduesit ranë dakord se të dy vendet kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyera miqësore dhe bashkëpunimi.

Ambasadori Ullusoj shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm midis dy vendeve dhe falënderoi veçanërisht për mbështetjen dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Zëvendësministri Iseni falënderoi Republikën e Turqisë për mbështetjen dhe ndihmën që i ofron Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke e përshkruar bashkëpunimin si jashtëzakonisht miqësor. Ai i prezantoi sfidat me të cilat përballet MPB-ja, duke theksuar se duhet të respektohet parimi i profesionalizmit dhe krijimi i mundësive të barabarta për të gjithë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Gjatë takimit u konfirmua se Turqia është një nga partnerët tanë më të ngushtë, si dhe një aleat i rëndësishëm në NATO, dhe marrëdhënia e ndërsjellë miqësore dhe e partneritetit afatgjatë plotësohet nga një bashkëpunim i fortë ekonomik, tregtar, i sigurisë dhe kulturor, ndaj të cilit të dy vendet mbeten të përkushtuara”, thuhet në kumtesë.

Zëvendësministri Iseni dhe ambasadori Ullusoj ranë dakord se është në interes të të dy vendeve që bashkëpunimi të vazhdojë në të ardhmen dhe ai të thellohet.

Related posts

Debat shkencor-profesional për sigurinë publike dhe private

Gazeta Max

Zëvendës ministri Rexhepi: Lehtësojmë procedurat për vendosjen e paneleve Fotovolatike

Gazeta Max

Kiev do të jetë Stalingradi i Rusisë në betejën e përgjakshme për kontrollin e qytetit

Gazeta Max