GazetaMax
Lajme

Zëvendësministri Iseni realizoi vizitë pune në SPB Manastir

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot realizoi vizitë pune në SPB Manastir ku u takua me kryeshefin e SPB Manastir, Sasho Mirçevski.

Siç theksohet në kumtesë, gjatë takimit zëvendësministri Iseni u njoftua me aktivitetet e rregullta dhe aktuale të sektorit, ndërsa iu prezantuan edhe të dhënat e fundit statistikore për kriminalitetin, të cilat tregojnë një tendencë të uljes.

“Zëvendësministri deklaroi se është i kënaqur me rezultatet e treguara nga SPB Manastir në periudhën e kaluar dhe se policia duhet të vazhdojë luftën pa kompromis ndaj krimit, duke rritur kështu besimin e qytetarëve”, thuhet në kumtesën e kabinetit të zëvendësministrit Iseni.

Related posts

Vidhet pajisja kompjuterike në kufirin në Bllacë

Gazeta Max

Çfarë shërbime të reja hapen me ligjin e ri për shërbimet e pagesave?

Gazeta Max

Tre të mitur nga Prizreni të raportuar të zhdukur gjenden në Prishtinë

Gazeta Max