GazetaMax
Lajme

Zgjedhjet parlamentare/ Pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 16:00 arrin në 35.88%

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e pjesëmarrjes në votime nga qytetarët ditën e sotme. Sipas përditësimit të KQZ-së, deri në orën 16:00, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 35.88%.

Qendrat e votimit u hapën zyrtarisht në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote gjithsej 3,713,761 shtetas shqiptarë, mes të cilëve 114 mijë janë votues për herë të parë.

Related posts

Arrestohet në “Bllacë të Poshtme” 40-vjeçari nga Kosova – Kërkohej nga Interpoli

Gazeta Max

Klubi bullgar “Car Boris” ruhet nga policia

Gazeta Max

MPJ rekomandon që të mos udhëtohet për në Republikën Islamike të Iranit

Gazeta Max