GazetaMax
Sport

Zhvillimet e fundit, BDI-Kumanovë: Dënojmë çdo skenarë të errët

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Kumanovë ka reaguar ndaj veprimeve të fundit destabilizuese në vend.

Nga BDI-Kumanovë thonë se zhvillimet e fundit në qytetin e Kumanovës me djegien e veturave dhe lokalit afarist janë shqetësese.

Ata apelojnë qytetarët që të jenë vigjilent dhe të mos bien pre e provokimeve.

Reagimi i plotë:

BDI Kumanovë: Dënojmë çdo skenarë të errët

Dega e Kumanovës e Bashkimit Demokratik për Integrim sonte në format më të zgjeruar zhvilloi mbledhje të jashtëzakonshme.

Temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit në qytetin e Kumanovës me djegien e disa veturave dhe një lokali afarist që ndodhet vetëm pak metra larg nga stacioni i policisë dhe Gjykatës Themelore, e që fatkeqësisht janë mjaftë shqetësuese.

Apelojmë te të gjithë bashkëqytetarët tanë që të jenë sa më vigjilent periudhën në vijim, të ruajnë qetësinë dhe të mos bijnë prehë e provokimeve!

Kërkojmë nga organet kompetente që sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe ata që shkaktuan aktin e sotëm kriminal të përgjigjen para drejtësisë.

Burimi: TV KLAN

Related posts

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Gazeta Max

Kryeministri Mickoski do ta promovojë shportën konsumatore të Vitit të Ri

Gazeta Max

Taravari: Dje kisha kolaps të papritur dhe më dërguan urgjentisht në spital, faleminderit nga zemra për kujdesin

Gazeta Max