Zjarr i madh në Orikum, forcat zjarrfikëse luftojnë me flakët që favorizohen nga era

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë të dielën në mbrëmje në Orikum.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Vlorës kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara.

Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Në vendngjarje po vijon puna intensive për vënien nën kontroll të situatës.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *