GazetaMax
Lajme

Zjarrfikës nga Tetova dhe Çairi nisen drejt Turqisë

Zjarrfikësit e Tetovës dhe Çairit po nisen drejt Turqisë, për t’i ndihmuar popullit turk pas tërmetit shkatërrimtar që goditi dje këtë vend.

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu bashkë me deputetin Izet Mexhiti kanë bërë të ditur se një ekip i Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetar “Bajram Miftari” nga Çairi do të niset drejt Turqisë.

“Drejt Turqisë së goditur nga tërmeti i tmerrshëm dhe në ndihmë të popullit turk, po niset edhe një ekip i Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetar “Bajram Miftari” nga Çairi.
Bashkë me kryetarin e parë të Shkupit të Vjetër dhe deputetin Izet Mexhiti para nisjes takuam të parin e kësaj shoqate Artan Demiri.
Ky mision humanitar që po realizohet nga djelmoshat tanë, shpresojmë të jetë një ndihmë që do ti zbuste sadopak pasojat nga tërmeti.
Sot lutjet me shpirt e me zemër të gjithë i kemi të drejtuara nga Turqia dhe populli turk dhe shpresojmë që dhimbje të tilla të mos përsëriten kurrë”, shkruan Ganiu.

“Drejt Turqisë së goditur nga tërmeti i tmerrshëm dhe në ndihmë të popullit turk, po niset edhe një ekip i Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetar “Bajram Miftari” nga Çairi. Me Visar Ganiun para nisjes takuam të parin e kësaj shoqate Artan Demiri. Ky mision humanitar që po realizohet nga djelmoshat tanë, shpresojmë të jetë një ndihmë që do ti zbuste sadopak pasojat nga tërmeti. Sot lutjet me shpirt e me zemër të gjithë i kemi të drejtuara nga Turqia dhe populli turk dhe shpresojmë që dhimbje të tilla të mos përsëriten kurrë”, shkruan Mexhiti.

Edhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami njoftoi nisjen e 9 zjarrfikësve të specializuar për kërkim dhe shpëtim drejt Turqisë.

“Në shenjë solidarizimi dhe mbështetje, një grup prej 9 vetave të licencuar për fatkeqësi natyrore nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë me mjete kundër zjarrit dhe atyre për kërkim shpëtim janë nisur për në Juglindje të Türkiye në ndihmë të popullit turk. Tetova bashkëndjen dhimbjen e madhe që ka kapluar Türkiye-n!”, shkruan Kasami.

Related posts

Krasniqi thotë se Kosova veç për tri ditë kemi rezerva shtetërore

Gazetamax.mk

Agron Dedivanaj: Votën për Malësinë jua kemi borxh fëmijëve tanë

Gazetamax.mk

Bishevac: Makina ime është demoluar për shkak të kritikave ndaj qeverisë

Gazetamax.mk