GazetaMax
Lajme

Zjarri në Preshevë, tymi mbërrin në fshatërat e Likovës

Likovë, 6 Gusht – Zjarri që ka rënë pasditen e djeshme në rrethinën e Preshevës në Serbinë fqinje është i dukshëm edhe në Kumanovë.

Sipas njoftimeve të mediave serbe, janë djegur 50 hektarë pyll me pisha.

Mediat serbe kanë raportuar se në atë territor është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë ekipet e zjarrfikësve dhe një pjesë e popullatës lokale.

Shërbimi për Situata Emergjente në komunën e Preshevës për RTS tha se nuk ka rrezik për popullatën.

Zjarri vazhdon edhe sot, pasi që tymi vërehet në fshatërat e komunës së Likovës.

Related posts

Fejton ekskluziv/ Shtatore për të burgosurit politik shqiptar të Kosovës dhe viseve shqiptare nën ish Jugosllavi

Gazeta Max

REK furnizon me energji elektrike 190 kilogram nga sektori privat bartës të jetës ekonomike në shtet

Gazeta Max

Pagesa avans, mbështetje bazë dhe shtesë – model i ri i subvencionimit në bujqësi

Gazeta Max