GazetaMax
Lajme

Zjarri në Strugë po vihet nën kontrollë, nuk ka rezik për vikend shtëpitë

Strugë, 22 Prill – Nga flakët e zjarrit që sot pasdite përfshiu pyllin mbi rrugën për në fshatin strugan Radozhdë, nuk ka rrezik të kaplohet vendbanimi i vikendit Elen Kamen.

Sipas autoriteteve, vilat janë dy kilometra larg dhe era fryn në drejtim të kundërt dhe e sjell zjarrin në mal.

    – Aktualisht në terren ndodhet një ekip me një automjet dhe dy zjarrfikës. Për shkak të paaksesueshmërisë së fushës nuk mund të ndërhyjmë. Ne kemi kërkuar ndihmë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim rreth orës 13:30 kur është raportuar për zjarrin, por ende nuk ka ardhur askush, tha Mazari.

Pas denoncimit të zjarrit, në terren kanë dalë dy ekipe të TPPE Strugë me gjashtë zjarrfikës.

Zjarri është lajmëruar në polici pak pas orës 14, ndërsa ekipet policore janë të pranishme në terren, ka konfirmuar zëdhënësi i SPB Ohër Stefan Dimoski.

Related posts

Ramosaj ngushëllon familjen Haxhosaj për ndarjen nga jeta të Adem Haxhosajt

Gazeta Max

Mexhiti: Ashensor për të gjitha ndërtesat 4 dhe 5 katëshe në Çair

Gazeta Max

Ankohen qytetarët për rritjen e çmimeve tek produktet e qumështit, çmimin nuk e arsyetojnë as blegtorët

Gazeta Max