GazetaMax
Sport

Zv/kryeministri Stoilkoviq takon amdasadoren Larson Jain: Suedia duhet të mbetet një nga miqtë tanë më të mëdhenj

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së RMV-së dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq, sot realizoi takim pune me një delegacion nga Ambasada e Mbretërisë së Suedisë, i kryesuar nga SH.S. Ami Larson Jain.

Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime dhe qëndrime mbi disa tema, me fokus tek çështjet aktuale politike dhe ekonomike, marrëdhëniet ndërmjet bashkësive etnike që jetojnë në vend, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit tashmë të shkëlqyer midis dy vendeve. Gjithashtu, u theksua se për aq kohë sa ka rezultate dhe asnjë denar nuk përfundon në xhepa të gabuar, vendi ynë do të ketë mbështetjen suedeze.

“Ishim një opozitë konstruktive, ndërsa tani po tregojmë se jemi një qeveri e përgjegjshme, dhe për këtë arsye mendoj se meritojmë mbështetje, ashtu siç mendoj se Suedia duhet të mbetet një nga miqtë tanë më të mëdhenj,” tha zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq.

Në fund të këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi midis dy vendeve duhet të thellohet, ndërsa Suedia, si një përkrahëse e fuqishme e vendit tonë në rrugën drejt BE-së, të vazhdojë të inkurajojë RMV-në për të përparuar në procesin e integrimit në BE, veçanërisht në drejtim të forcimit të zhvillimit demokratik dhe gjithëpërfshirës.

Related posts

Ansambli “Ibe Palikuqi” nga Shkupi shënon 45-vjetorin me një koncert madhështor

Gazeta Max

KF Bashkimi 1947 nga Kumanova ngjitet në Ligën e Parë – triumfon 2:0 ndaj KF BESA-s dhe shkruan histori

Gazeta Max

Kryetari i Butelit, Kostovski: Nga sot, më të vegjlit e SH.F. “Vizbeg” kanë një kënd të ri lodrash

Gazeta Max