GazetaMax
Kuriozitete

Zyrtare: Gallinari i bashkohet skuadrës së Boston Celtics

Danilo Gallinari do të nis një aventurë të re.
Ylli i NBA, Gallinari ka vendosur t’i bashkohet skuadrës së Boston Celtics.
Italiani përmes profilit të tij në rrjetin social Twitter ka njoftuar për lëvizjen e tij të radhës.
“Vendi për të cilin kam ëndërruar gjithmonë”, shkruan basketbollisti.
Gallinari u draftua në NBA në vitin 2008, në raundin e parë si zgjedhje e gjashtë.
Në vitin 2021 lojtari luajti me skuadrën e Atlanta Hawks, kurse tani i bashkohet finalistëve të sezonit të kaluar, Celtics.

Related posts

Zyrtare: Red Bull rinovon marrëveshjen me Honda

Gazeta Max

Vedat Muriqi do të kthehet sërish në Lazio

Gazeta Max

Kampioni i botës kthehet në shtëpinë e tij nga ku ishte dëbuar, ngre flamurin ukrainas pas çlirimit të vendit

Gazeta Max