GazetaMax
Adrenaline

ZYRTARE: Prishtina prezanton Belican

FC Prishtina vazhdon që ta komponojë ekipin me futbollistë cilësor derisa së fundmi e ka transferuar edhe mbrojtësin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Egzon Belica.
Belica është futbollist me shumë përvojë dhe në katër vitet e fundit me shumë suksese.
Ai ka luajtur te skuadra e madhe shqiptare, Partizani i Tiranës, me të cilën e ka fituar titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë.
31-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes dhe ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me skuadrën “bardhekaltër”.
Belica në karrierën e tij ka luajtur edhe për Rabotniçkin, Ohrin dhe Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë Veriore, CS Concordia Chiajna në Rumani, Inter Turkun në Finlandë dhe Rigan në Letoni.Futbollisti nga Struga shprehet i lumtur për faqen zyrtare të klubit që është bërë pjesë e Prishtinës.
𝑽𝒆𝒏𝒅𝒊𝒎𝒊 𝒑𝒆̈𝒓 𝒕’𝒊𝒖 𝒃𝒂𝒔𝒉𝒌𝒖𝒂𝒓 𝑷𝒓𝒊𝒔𝒉𝒕𝒊𝒏𝒆̈𝒔 – Zgjedhja e Prishtinës ishte e lehtë për shkak të madhështisë dhe traditës që e ka klubi. Çdo gjë u lehtësua deri te kontrata nga dëshira e madhe e dyanshme.
𝑶𝒃𝒋𝒆𝒌𝒕𝒊𝒗𝒂𝒕 – Synimet në një klub si Prishtina janë çdo herë maksimale. Duhet luftuar për secilin kompeticion në të cilin skuadra merr pjesë.
𝑷𝒓𝒆𝒎𝒕𝒊𝒎𝒆𝒕 – Është nder dhe privilegj të jem pjesë e Prishtinës. Ky klub ka traditë dhe tifozëri të madhe. Tifozët janë pjesë e pandarë e ekipit. Premtimet jepen dhe duhet të mbahen. Jo vetëm unë, mirëpo e gjithë skuadra duhet dhënë 100 përqind nga vetja për arritjen e objektivave.

Related posts

Inzaghi: Fitorja ndaj Barcelonës është vetëm fillimi për Inter

Gazetamax.mk

Xavi shprehet i dëshpëruar pas barazimit me Vallecanon

Gazetamax.mk

Kalulu do të rinovojë me Milan, marrëveshja e re valide deri në vitin 2027

Gazetamax.mk