Shkruan Burhan Jakupi
Turqia në këto zgjedhje feston edhe 100 vjetorin e themelimit të shtetit të ri modern që nga Mustafa Kemal Ataturku e gjer më sot, çka fitoi dhe çka humbi Turqia nga Perandoria Osmane dhe nga shteti i ri modern turk, Presidenti aktual Erdogan njifet edhe si “PASARDHËS” i Abdylhamidit të dytë, kto zgjedhje njifen si zgjedhje jo partiake por “presidenciale” dhe shtetërore për të ardhmen e shtetit turk.
100 vjet më parë trazirë e madhe në një shtet me dy kryeqytete ku Perandoria Osmane e kishte kryeqytet “KONSTANTINOPOLIN” – Stambolli i sotëm dhe xhonturqit donin të udhëhiqnin me Ankaranë ndodhi çka ndodhi Perandoria Osmane eci drejt përfundimit të një sundimi 500 vjeçar dhe erdhi një fryme e re moderne “LAIKE” me në krye ATATURKUN, u formua shtet i ri, gjuhë e re, sistem i ri shtetëror e politik, partia e formuar e asaj kohe “CHP” Partia Republikane e Popullit filloi me reforma duke luftuar çdo gjë që ishte Otomane. Kulturën, traditat, mbylljen e xhamive të vogla dhe ezanin e kthyen nga gjuha arabe ne gjuhën turke, gjë që ndodhi për herë të pare në historië e botës islame, ekzekutim i shumë dijetarëve islam, ndalimin e mbulesës te femrat e shumë shumë trazira tjera që për popullin turk ishin absurde por ishin të detyruar.
Nga viti 1923, diku 80 vite pas në ‘TURQINË MODERNE’ u punua vetëm për të ec mbrapa dhe ishin vetëm argatë të perëndimit dhe të pafuqishëm për cdo gjë, shtet kishin por shteti nuk funksiononte. Sa bukur e shprehte gjendjen e Turqisë poeti në poezinë e tij “ Kërkuam rrugë, rrugë nuk na bënë, kërkuam spital, spital nuk na bënë, kërkuam shkolla, shkolla nuk na bënë, kërkuam mjekë, infermier, profesorë nuk arritën të krijojnë kuadro, kërkuam stacione policore për qetësi nuk na e mundësuan, nga qyteti Shavata drejt kryeqytetit Ankarasë zëri ynë nuk shkon, nuk kemi mall e nuk kemi para nuk kemi gjuhë t’i kerkojmë Ankarasë ndihmë çfarë atdheu është ky oj e dashura nënë”
Përpjekje për një Turqi të del nga balta e filloi Adnan Menderesi por u var në qendër të qytetit nga (ushtria) vet. Populli i vet e vari, pastaj Turgut Ozali u mundua të bëj reforma në shtet deri sa e helmuan dhe sot e kësaj dite shkaqet e vdekjes “helmimit” akoma nuk dihen, erdhi periudha e shenjtë e një ideologu akademiku dhe inxhinieri shumë të menqur Prof. Nexhmetin Erbakan, Erbakani nën presionin e Ushtrisë turke u detyrua për të dhënë dorëheqjen si kryeministër pas 1 viti dhe më vonë u ndalua nga politika dhe nga Gjykata Kushtetuese e Turqisë për shkeljen e principit të ndarjes së fesë dhe shtetit. Sipas Kushtetutës turke Erbakani ishte themelues i shumë partive islamiste në Turqi prej viteve 1960 deri më 2010, dhe deri sa pushtetin e mori nxënësi i tij REXHEP TAJIP ERDOGAN.
Erdogan njifet edhe si “pasardhës” i mendësisë politike të Abdylhamidit II. Ndërkaq Abdylhamidi II njihet për politikat e tij shumë elastike ndaj Perëndimit, për rimëkëmbjen infrastrukturore dhe ekonomike, njihet si udhëheqësi osman, i cili më së shumti ka ndërtuar shkolla, spitale dhe hekurudha gjatë periudhës së tij të sundimit, si dhe politikat e tij të “hinterlandit” ose politikat zhvillimore në rajonet me të cilat ishte i rrethuar Anadolli: Ballkani, Shami, Hixhazi dhe Kaukazi. Ngjashëm si Sulltan Abdylhamidi II, Erdogan ushtroi politika duke e shndërruar Turqinë nga një shtet kombëtar në një shtet të qytetëruar, duke e shtrirë ndikimin e tij përmes investimeve të shumta në infrastrukturë dhe burime njerëzore në rajonet që ndodhen përreth Turqisë: Ballkanit, Lindjes së Mesme, Kaukazit dhe Afrikës Veriore ose “hinterlandit” të Sultan Abdulhamidit II.
Erdogan para disa viteve me t’u ngjitur në skenën politike gjatë fjalimit në Parlamentin Evropian theksoi se ka ardhur në pushtet për të ndërtuar një qytetërim të ri, teori kjo që dukej e largët për t’u realizuar, por teorikisht ishte goxha e shqyrtuar nga akademikët e spikatur turq. Kjo ndërmarrje e re politike, u quajt neo-ottomanizëm, neo-turqizëm, pan-islamizëm si dhe erdoganizëm, koncepte këto që përmbanin në shumë raste tone poshtëruese sesa teorike, madje në shumtën e rasteve u profetizua dhe u akuzua për shembje dhe rrënim të laicitetit. Por, Rexhep Tajip Erdogan e shtyu Turqinë edhe përtej këtyre koncepteve koniunkturale. Turqia akoma vazhdon të jetë një shtet laik me një kushtetutë të modelit francez, por përtej kësaj, ai e bëri Turqinë një shtet qytetërimor së bashku me një ekip akademikësh të fushave të ndryshme.
Tash në vitin 2023, kur edhe Turqia feston 100-vjetorin e themelimit të saj, përmes projektit “Projekti i madh studentor”, ajo synon t’i kthejë në vendet e tyre mbi 100 mijë studentë nga e tërë bota, kurse në trojet shqiptare diku 5 mijë akademikë të niveleve dhe me specializime të ndryshme profesionale (ndër ta edhe unë jam pjesë e këtij projekti të madh të Qeverisë Turke), bazuar në trendet dhe kuotat aktuale. Ky program, përpos ofrimit të një edukimi kualitativ, synon të mbjellë një botëvështrim të zgjeruar qytetërimor mbi ecurinë lineare të historisë, duke filluar nga qytetërimi kinez, indian, grek, islamik dhe perëndimor. Indi konceptor i këtij botëvështrimi qëndron në idenë e shtrirjes së identiteteve nacionale dhe shtetërore, identiteteve qytetërimore, me ç’rast fton popujt e korpusit të njëjtë ontologjik të bashkohen në kuadër të një qytetërimi që ofron një model alternativ politik për organizimin global të botës. Ky projekt ka zënë fill në vitin 2009-2010, kur kryeministër ishte Erdogan. Në kuadër të kryeministrisë, projekt ky që mbledh çdo vit afërsisht pesë mijë studentë nga 180 shtete të botës, me theks të veçantë nga Afrika, Lindja e Mesme, Ballkani dhe shtetet e Kaukazit. Ky program është program shtesë në kuadër të programit për bursa që jepeshin nga Ministria e Arsimit. Në kuadër të këtij programi çdo vit vetëm nga Ballkani, posaçërisht nga trojet shqiptare: Shqipëri, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, në një shifër mesatare prej 300 studentësh, në të gjitha nivelet: studime elementare, master dhe doktoraturë, pa përfshirë specializimet mjekësore.
Tashmë kemi një Turqi tjetër që shpesh Presidenti Erdogan thotë se bota është më e madhe se 5 shtetet dhe se edhe Turqia eshte pjesë e kësaj lufte duke qenë afër të dobëtit e përball armiqve. Lufta në Libi, Turqia kishte rol shumë të rëndësishëm, mbetja në këmbë e shtetit të Katarit ku faktor kyq ishte Turqia, pranvera arabe në Irak dhe Siri, ku Turqia jashta luftës që bënte me terrorizmin ajo arriti t’i mbron 5 milion refugjatë sirian në Turqi dhe pastrimin e territorit sirian në kufi me Turqinë dhe ndikimi i fuqishëm i shtetit në konfliktin Ukrainë – Rusi dhe e fundit ishte firtorja e madhe e Karabahut në Azerbejxhan që bota perëndimore për 30 vite me biseda Diplomatike nuk arriti të bënte asgjë, ndërsa Turqia për 45 dit ia dorëzoi tokën e uzurpuar shtetit vëlla të saj Azerbajxhanit.
Për 20 vite në pushtet Erdogani arriti të shkon rrugës së Profesorit të tij Erbakanit dhe prijësi Osman Abdulamidi II ku projektet qe kishin këta të dy, Erdogani arriti t’i realizon, arriti ta bëjë bashkimin mes frymave fetare si asaj Shiite (alevi) me atë Suni, xhemateve sufiste me rrymat tjera, bashkimin e islamit tradicional me atë modern, bashkimin dhe martesat e popullit turk me atë kurd që dikur ishin armiq të përbetuar të njëri tjetrit. I largoj paragjykimet që kishin njëri me tjetrin dhe e bëri qetësinë e shtetit nga lindja e Mardinit (Mesopotamia) e deri tek perëndimi i Stambollit, kryeqendraa e Turqisë dhe Europës. Turqia është një leksion shumë i mirë për njeriun modern, me humanitetin dhe njerëzinë e saj. Në këtë kontekst nuk duhet harruar edhe ndihmat në Arakan, Somali, te indianët e Amerikës dhe Ballkanit dhe shteteve të tjera të prekura nga katastrofat natyrore apo edhe ndihmat e dërguara nëpër botë nga Covid 19.
Çka prodhoi Turqia për 20 vite dhe se sa është faktor në botën moderne luftarake në mesin e 5,6 shteteve që prodhojnë këtë teknologji:
– Aeroplanin luftarak i gjeneratës së pestë TF-X / ekuivalenti i F35 dhe F22 të SHBA. (U nxorr nga hangari dhe u kryen testet).
– Aeroplani trajnues dhe sulmues i lehtë HÜRJET
– Aeroplani luftarak pa pilot KIZILELMA
– Aeroplanë luftarakë stealth pa pilot ANKA-3 (prototipi i shpalosur për te parën herë)
– U montua motori në helikopterin sulmues e prodhimit vendas ATAK 2.
– Dronëë me reputacion global Bayraktar TB2 dhe UCAV AKINCI – të njohura si Balena Fluturuese, firma Baykar e prezantoi edhe një ‘produkt’ të ri në linjën e montimit: Aeroplanin luftarak pa pilot MIUS me emrin “KIZILELMA” (Molla e Kuqe)
– Vetura TOGG 100 % Elektrike
– Hapja madhështore e xhamisë dikur(kishë dhe muzej( e AYA SOFIASË
– Anijet luftarake dhe ata për zhvillim dhe zbulim të pasurive vendore
– Kanali I istanbullit
– Gjetja e Gazit dhe Nafta në Akdeniz dje Karadeniz
Aaktivizimi i një agjencie si “Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA”. Hapja e Turqisë ndaj botës për herë të parë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Lozanës, si ide hidhet nga Presidenti Turgut Ozal, një burrështetas i cili njihet edhe për politikën e neo-ottomanizmit. Por, i pari që praktikisht aktivizoi “Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA” është presidenti i Turqisë, atëherë kryeministër i vendit, Rexhep Tajip Erdogan gjegjësisht më vitin 2002. Investimet e TIKA-s kanë qenë kryesisht infrastrukturore, shkolla, spitale, ujësjellës, rrugë, restaurim dhe ndërtim të objekteve të trashëgimisë kulturore, pa dallim feje dhe kombi, si dhe ka siguruar ndihmesa bizneseve të vogla dhe të mesme. Përmes kësaj agjencie, Republika e Turqisë ka arritur të ndërtojë një infrastrukturë të mirë në shtetet e dala nga lufta ose shtetet me të ardhura të dobëta nacionale, përpjekja e Republikës së Turqisë, që përmes iniciativave të ndryshme kulturore dhe edukative, të promovojë një vizion të ri për Islamin, i cili është antipod i interpretimeve radikale dhe monocentriste. Ky interpretim ngërthen në vete botëvështrimin shpirtëror të asketëve të Stambollit e të Konjës, estetikën poetike të Rumiut, muzikalitetin e Burhanizade efendiut, skepsën metodike të Gazaliut, filozofinë e qenies të Molla Sadras dhe organizimin social bazuar në organizimin e rendeve sufite të qytërimit, Emevit, Abasid dhe Osman.
Erdogan ishte arkitekti që e strukturoi dhe avancoi shtetin, të cilën nga një model nacionalist/popullor të politikëbërjes e shndërroi në një shtet me model politik qytetërimor, ku në qendër të paradigmës së saj zë vend njeriu dhe dinjiteti i tij, po ashtu duke u përpjekur që Republika e Turqisë të jetë fuqi më vete, e pavarur tërësisht nga shërbimet dhe ndikimet e shteteve imperialiste. Ndërkohë Turqia po përpiqet të bëhet njëra ndër 5 shtetet më të fuqishme të botës ushtarake, pavarësisht luftës së madhe që e ka nga e ghjithjë bota me në krye organizatat terroriste FETO PKK YPG dhe sulmet që i behen për rrëzimin e valutës LIRA TURKE, sulmeve mediatike duke dashur ta paraqersin si diktator i vendit të vet.
Normalisht, ky shkrim nuk është shkrim për ta ekzaltuar dhe lavdëruar figurën e presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, sepse mjafton të bëhet një krahasim i Turqisë para vitit 2002 me atë të vitit 2023, fjalët janë të tepërta, pra edhe përkundër kritikave nga qarqe të ndryshme për autoritarizëm dhe gjëra të ngjashme.
Andaj, sikur të kisha të drejtë vote në Turqi apo nje person të karakterit të tillë me një lidership të tillë, do më bënte të krenohesha me vendin tim, thjesht do ta votoja pa asnjë mëdyshje sepse Shtetet e mëdha lindin Lider të mëdhenj!