GazetaMax
Ballina

104 mijë të infektuar me Covid në Kin, 36 mijë raste në Shangai nga muaj Mars

Kina ka deklaruar se janë zbuluar në total rreth 104 mijë të infektuar që nga ditët e para të muajit Mars në 4 bashkitë kryesore dhe 29 provinca të vendit. “Nga të gjitha provincat që kanë regjistruar të infektuar, provinca Jilin raporton mbi 44 mijë raste dhe Shanghai me 36 mijë raste”, ka deklaruar Lei Zhenglong, zyrar i Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë.
“Epidemia në provincën Jilin vazhdon të rritet, ndërsa transmetimet nëpër banorët e komuniteteve ende nuk janë ndërprerë. Po kështu, epidemia edhe në qytetin e Shanghait është rritur shumë shpejt duke u përhapur edhe në zona të tjera të vendit. Infektimet në Shanghai pritet të rriten sërisht”, ka shtuar Lei.
Pavarësisht kësaj, zyrtarët e shëndetit të kinës deklarojnë se “Kina do të vazhdojë të punojë për të arritur strategjinë e numrit 0 me Covid-19”. Është kërkuar koordinimi shumë korrekt ndërmjet rajoneve dhe monitorimi serioz i grupve me rrezik të lartë infektimi për të ulur kurbën e infektimeve sa më shpejt të jetë e mundur.

Related posts

Testi i thjeshtë i pështymës për kancerin e gjirit mund të shpëtojë mijëra persona nën 50 vjeç, tregon studimi

Gazeta Max

Teknologjia më moderne për radiodiagnostikë me çmime të arritshme për të gjithë, në VFV Clinic!

Gazeta Max

Rufi Osmani shfaqet së bashku me Arben Taravarin

Gazeta Max