GazetaMax
Lajme

13 vjet pa Arbër Xhaferin

Sot shënohen trembëdhjetë vite nga ndarja nga jeta e një prej figurave më të shquara të politikës shqiptare në Maqedoni, ish-kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Arbër Xhaferi, i cili ndërruar jetë më 15 gusht 2012, në moshën 64-vjeçare.

Rrugëtimi politik dhe vlerat e tij

Arbër Xhaferi lindi në Tetovë më 24 janar 1948 dhe përfundoi arsimin e lartë në Fakultetin Filozofik në Beograd. Ai ka shërbyer si redaktor i sektorit kulturor në Televizionin e Prishtinës deri më 1990, kur u rikthye në Tetovë, duke iu përkushtuar vendlindjes dhe politikës.

Në vitin 1994 u zgjodh deputet i Parlamentit të Maqedonisë, ku propozoi transformimin e sistemit ligjvënës në sistem me dy dhoma — një hap drejt decentralizimit institucional.

Tre vjet më vonë, në 1997, themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar (PPD), e cila me kohë u quajt Partia Demokratike Shqiptare (PDSH). Ai e udhëhoqi partinë deri në 2007, kur një sëmundje e rëndë, Parkinsoni, e detyroi të tërhiqej nga politika aktive.

Marrëveshja e Ohrit dhe roli i tij

Në vitin 2001, Gjatë konfliktit të armatosur, PDSH-ja ishte në pushtet dhe Arbër Xhaferi ishte ndër nënshkruesit e marrëveshjes së Ohrit, që synonte për të siguruar përfaqësim të drejtë të shqiptarëve në institucione. Megjithatë, me zvarritjen e zbatimit, ai kërkoi një marrëveshje të re politike midis shqiptarëve dhe maqedonasve.

Vdekja dhe përkujtimi

Më 8 gusht 2012, Arbër Xhaferi pësoi një hemorragji cerebrale që e mbolli në gjendje kome dhe, pas shtatë ditësh në spitalin neurokirurgjik të Shkupit, ndërroi jetë më 15 gusht 2012, rreth orës 16:00.

Varrimi i tij i organizuar me nderime të larta u mbajt në Tetovë; mijëra qytetarë, politikanë dhe përfaqësues demokratikë u përkulën në përkujtim të një lideri me vizion.

Trashëgimia e pazëvëndësueshme

Arbër Xhaferi është përjetësuar jo vetëm si politikan, por si një intelektual me rezonancë filozofike, që sfidoi kufijtë ideologjike dhe kombëtare. Ai është autor i shumë eseve dhe artikujve analitikë të cilët vazhdojnë të pasqyrojnë kompleksitetin civil dhe politik shqiptar.

Ikonike mbetet edhe thënia e tij për të drejtat gjuhësore, që shënoi një rezonancë të fuqishme në skenën politike:

“Sipas nenit 7 të Kushtetutës, alinea 2, e fitoj të drejtën që të flas edhe në gjuhën shqipe në Maqedoni.”

Related posts

Javën e kaluar 3 raste të murtajës afrikane në Kumanovë

Gazeta Max

Mexhiti: VLEN do të ketë kryetar dhe struktura si një parti e përbashkët politike

Gazeta Max

Skrekas: Ka përfunduar testi i tregut për gazsjellësin me Maqedoninë e Veriut

Gazeta Max