GazetaMax
Lajme

145 vjetori i Lidhjes se Prizrenit bashkoi gjitha forumet rinore politke mbar shqiptare

Për nder të 145 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, me 10 Qershor 2023 u mblodhën Rinia e të gjitha forumeve rinore të partive politike nga gjitha trevat ku frymohet dhe flitet Shqip në Prizrenin Legjendar,në Prizrenin Historik aty ku 145 vite më parë u bë Lidhja e Prizrenit ku shqiptarëve u parapriu duke ju sjell lirinë dhe dinitetin,ndërsa sot ato vendosën lidhjen e re të Rinisë Shqiptare ku u zotuan si dhe nënshkruan Deklaratën për themelimin e Unionit të Forumeve Rinore të Partive Politike në rajon në Sheshin e Lidhjes, e pastaj morën pjesë në senacën festive të Kuvendit Komunal të Prizrenit, ku ishin prezent liderët shqiptarë të institucioneve shtetërore.

Sinan Vejseli nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Glindxhet Madhi nga PS dhe Adelina Morina nga PDK në intervistat e dhëna për mediat kosovare cekën se kjo ditë 145 më parë ka sjellur dinijtetin dhe lirinë e popullit shqiptar ndërsa sot ne shënojmë Lidhjen Rinorë të Shqiptarëve në të gjitha trojet ku flitet dhe frymohet shqip.

Siq e dini, 145 vite më parë me 10 Qershor, përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare në krye me Ymer Prizrenin, Sylejman Vokshin e Abdyl Frasherin, u mblodhën në këtë vend për ta shëndrruar në Mekën dhe Vatikanin e shqiptarëve, në rrafshin kombëtar, ku kerkesa bazike ishte bashkimi i 4 vilajeteve shqiptare në një shtet shqiptarë me një qeveri të përbashkët..

Andaj, kaq vite pas përfaqsues të forumeve rinore të partive politike shqiptare nga Maqedonia e Veriut ishin Sinan Vejseli dhe Ilir Sopa nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Abdulla Osmani dhe Faton Bilalli nga Alenaca për Shqiptarët,Adem Jashari dhe Kanita Bakiji nga Alternativa dhe Zabudin Ibishi nga Lëvizja Besa ku u zotuan se do të avansojnë dhe mbrojnë më tepër çështjen shqiptare ku pjesmarrja në këtë event në diskursin politik nuk është thjeshtë një bashkim klasik, por një bashkim në organizatat euro-atlantike si BE dhe NATO, me një rol më aktiv për avancim të të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Maqedoni e Mal të Zi.

Dhe kësaj vizite një ditore zyrtare në fund nuk mund të mungonte edhe vizita e Familjes Thaqi,ku së bashku me përfaqsuesit e rinisë të Alternativës kishim një mikërpritje të ngrohtë nga Kryefamiljari Baca Haxhi,ku i dëshiruam shëndet të plotë si dhe shumë kurajo dhe se drejtësia një ditë do dalë në shesh.
Kontributi i Familjes Thaqi nuk mundë ta mohoj askush si në periudhën e luftës si dhe pas saj deri në Pavarsinë së Kosovës,prandaj vizitat e tilla gjithmonë duhet realizuar dhe nuk duhet harruar.

Faleminderit Kosovë,Faleminderit Prizren!

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
ALEANCA PËR SHQIPTARËT
ALTERNATIV
LËVIZJA BESA

https://fb.watch/l789UMK0pl/?mibextid=KZAQMH

Related posts

Osmani nesër në Podgoricë merr pjesë në takimin ministror të SHBA-Kartës së Adriatikut

Gazetamax.mk

Kovaçevski – Shole: Partneriteti strategjik asnjëherë më i fuqishëm

Gazetamax.mk

Aksion i madh i inspektoratit komunal në Tetovë

Gazetamax.mk