GazetaMax
Ballina

146 vjet nga Lidhja e Prizrenit/ Ahmeti: Vazhdon të jetë gjallë me horizontin e Europës, drejt të cilit duhet të hapërojmë bashkë

10 Qershori përmbledh dy ngjarje me rëndësi jetike për kombin tonë, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit më 1878-tën dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës nga trupat pushtuese serbe në vitin 1999.

Më shumë se një shekull i ndan këto dy ngjarje, por kjo distancë kohore nuk ua prish përbashkinë, atë të trimërisë dhe ndërgjegjes së zgjuar kombëtare të bashkimit rreth kauzës së drejtë e të pastër të lirisë së kombit tonë.

Në frymën atdhetare të atij kuvendi historik në Prizren që asokohe vulosi fatin e ekzistencës së indit kombëtar në të gjitha trojet tona, kanë zanafillën e themelimit Lëvizja Popullore e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

Lidhja vazhdon të jetë gjallë me horizontin e Europës para nesh drejt të cilit medoemos duhet të hapërojmë bashkë!

Europa i njeh mirë vlerat tona dhe nuk ka asnjë dyshim se kombi ynë do të fitojë edhe këtë kauzë të mohuar padrejtësisht tashmë një kohë të gjatë!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=997997565027699&set=a.465898708237590

Related posts

Këto ushqime përmbajnë metale toksike dhe janë të rrezikshme për foshnjet tuaja

Gazeta Max

Sëmundjet që ju bëjnë të keni ftohtë

Gazeta Max

Plas keq mes Efit dhe Filloretës: ‘Je për të të ardhur keq’

Gazeta Max