GazetaMax
Lajme

167 shoferë të sanksionuar në Shkup

Shkup, 17 Dhjetor – Ministria e Brendshme ka vijuar edhe gjatë ditës së djeshme kontrollet në zonën e qarkullimit rrugor.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 167 masa, nga të cilat 12 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 13 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 6. sanksionet për drejtimin e paligjshëm të automjeteve.

Shtatë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe), gjashtë për vendosjen e xhamave me foli të pa certifikuar…

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Related posts

Kush janë këshilltarët që duhet të futen në burg për Gërdecin?

Gazeta Max

Viti 2022, viti i kaosit në transportimn publik në Shkup

Gazeta Max

Mjerrim politik: Fundi i atyre që e shitën besimin në Zajaz!

Gazeta Max