GazetaMax
LIFESTYLE

Në farmaci qytetarët kërkojnë ilaçe për ftohjen, dhimbje fyti dhe kollë

Shkup, 22 dhjetor – Qytetarët në vendin tone, në farmacitë e tyre shtëpiake, më shpesh  kanë ilaçe për ftohje, dhimbje fyti dhe kollë, ndërsa problemet më të shpeshta aktue janë dhimbjet e kokës apo dhimbjet në shpinë dhe gjymtyrë.

Studimi kombëtar për gjendjen shëndetësore dhe përdorimin e barnave në vend, i realizuar nga kompania farmaceutike “Galenika” në periudhën nga shtatori deri në tetor të vitit 2020 në zonat urbane dhe rurale në mesin e popullatës 18-70 vjeç, tregon se për 65 për qind të qytetarëve interneti është një mjet i rëndësishëm për të hulumtuar simptomat e veta ose për të marrë informacion shtesë rreth diagnozës së marrë shëndetësore.

“Farmacitë e shtëpisë zakonisht përmbajnë produkte që mund të shpërndahen rregullisht pa recetën e mjekut, 80 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se zakonisht i kanë këto produkte në shtëpi, si tableta, kapsula, pomada dhe xhel për sëmundjet e zakonshme. Llojet e barnave që qytetarët i kanë në farmacitë e tyre të shtëpisë, pavarësisht nëse i përkasin atyre që lëshohen rregullisht me recetë apo jo, më të zakonshmet janë ilaçet për ftohjen, dhimbjet e fytit dhe kollën (75 për qind), ndërsa 73 për qind kanë deklaruar se ata kanë antipiretikë në shtëpi për të ulur temperaturën e lartë dhe 61 për qind e njerëzve kanë analgjezik, tregojnë të dhënat e hulumtimit.

Përdorimi i produkteve anti-alergjike tregon rritje globale dhe 47 për qind e farmacive shtëpiake të vendit përmbajnë ilaçe kundër alergjive. Një nga gjendjet që shpesh gjendet në hulumtim është diarreja, prandaj 44 për qind e njerëzve kanë ilaçe dhe preparate për këtë sëmundje në shtëpi. Në farmacitë e shtëpisë 37 për qind kanë ilaçe dhe preparate për trajtimin e plagëve sipërfaqësore.

Probleme akute shëndetësore

“Dhimbjet e kokës apo dhimbjet në shtyllën kurrizore dhe gjymtyrët janë problemet më të shpeshta akute për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Sipas hulumtimit, 85 për qind e të anketuarve janë ankuar për këto lloj dhimbjeje, ndërsa 61 për qind janë përballur me infeksione të frymëmarrjes me/dhe pa temperaturë më të lartë. 38 për qind deklaruan se përballen me probleme të frymëmarrjes një herë deri në tre herë në vit, ndërsa 24 për qind thanë se gjendja përsëritet më shumë se katër herë në vit. Problemet gastrointestinale shfaqen në përgjigjet e 60 për qind të të anketuarve, ndërsa alergjia është e pranishme në anketat e 36 për qind të të anketuarve, citohet në njoftim.

Rreth 40 për qind e njerëzve përdorin analgjezikë në baza mujore, ndërsa 22 për qind e të anketuarve i përdorin ato çdo javë, ndërsa 38 për qind kanë mbetur deklaruan se i përdorin ato rrallë ose aspak.

“Një numër shumë më i vogël i të anketuarve kanë deklaruar se përdorin qetësuesit, 15 për qind janë përdorues javorë, dhe 13 për qind janë përdorues mujorë, ndërsa një e pesta e njerëzve kanë barna për tretje më të lehtë. Këto të dhëna tregojnë një mënyrë jetese moderne që sjell me vete stresin dhe shprehitë e këqushqyerjes, tregojnë të dhënat e anketës.

Që nga janari i vitit 2020, 63 për qind e njerëzve përdornin antibiotikë. Mesatarisht, njerëzit kanë marrë 2.6 pako me antibiotikë që nga fillimi i pandemisë.

Gjendjet kronike dhe mjekimet

“Hulumtimet tregojnë se pak më shumë se një e treta e njerëzve thonë se kanë një gjendje kronike që kërkon që ata të marrin mjekim rregullisht. Ndërsa 15 për qind e të anketuarve përballen me probleme kardiovaskulare, që do të thotë se sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut janë sëmundja kronike më e zakonshme. Alergjitë kryesojnë listën me 7 për qind, dhimbjet e kokës dhe diabeti me 6 për qind, të ndjekura nga problemet reumatologjike me 5 për qind. Të anketuarit janë ankuar në mënyrë të barabartë për sëmundjet e gjëndrës tiroide, shtyllës kurrizore, organeve të tretjes, sëmundjeve të mushkërive, si dhe stresit dhe problemeve të tjera psikologjike – 4 për qind”, citohet në njoftim.

Qytetarët me sëmundje kronike përdorin mesatarisht 3.3 barna të ndryshme për trajtimin e sëmundjeve kronike.

Suplementet

“Pothuajse dy të tretat ose 61 për qind e të anketuarve deklaruan se konsumojnë ushqime dhe përbërës që besojnë se janë të dobishëm për imunitetin e tyre. Aktiviteti fizik është prioriteti i dytë për ruajtjen e shëndetit, pra 55 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se bëjnë shëtitje të rregullta ose bëjnë sporte rekreative. Nga suplementet për forcimin e imunitetit, qytetarët preferojnë ose suplemente me vitamina dhe minerale ose preparate të destinuara posaçërisht për forcimin e imunitetit – 48 për qind”, tregojnë të dhënat e hulumtimit.

Mineralet dhe vitaminat zakonisht përdoren sezonalisht, domethënë kur njerëzit mendojnë se kanë nevojë për mbrojtje dhe shumica e të anketuarve preferojnë vitamina dhe minerale individuale. Mesatarisht, njerëzit zakonisht marrin rreth 3 produkte minerale dhe vitaminash. Në zgjedhjen e produktit më së shumti ndikon këshilla e mjekut, e ndjekur nga farmacisti. Megjithatë, kur zgjedhin një ilaç në farmaci, pothuajse 4/5 e njerëzve mendojnë se këshilla e farmacistit është shumë e rëndësishme.

Për problemet shëndetësore, 3/5 e popullsisë i drejtohet gjithmonë mjekut për këshilla, ndërsa pjesa tjetër i drejtohet mjekut vetëm për probleme më të rënda shëndetësore.

Related posts

Qyteti me më së paku stres në botë

e-max

Gështenjat, të mirat e tyre për shëndetin

e-max

Beniada rrëfen të kaluarën e saj: Kam ngelur disa ditë pa ngrënë

Shqiptarja e parë me masterclass bukurie në Dubai; Merita Merja shkruan emrin në histori suksesi…!

e-max

Një biondinë që “çmend”,kjo është vajza bukuroshe e Merita Spahiut

e-max

E shikoni këtë vajzë? Sot është personazhi më i komentuar i momentit

e-max