GazetaMax
Lajme

22 prill – Dita e Planetit Tokë

Për këtë ditëlindje të planetës sonë e cila është edhe shtëpia jonë e vetme, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dërgon një mesazh dhe fton të gjithë: institucionet, komunitetin e biznesit, organizatat dhe lëvizjet e shoqërisë civile, çdo individ -Të gjithë BASHKË tani!

Ky është momenti për të ndryshuar klimën e biznesit, klimën politike dhe mënyrat në të cilat ne marrim veprime dhe përgjegjësi për klimën. Tani është koha për guxim të palëkundur për të ruajtur dhe mbrojtur shëndetin tonë, familjet tona, jetesën tonë … së bashku, ne duhet të investojmë në planetin tonë sepse një e ardhme e gjelbër është një e ardhme e begatë.

Ne duhet të veprojmë (me guxim), të përtërijmë (gjerësisht) dhe të zbatojmë (me drejtësi). Duhet të përfshihemi të gjithë – të gjithë të përfshihen dhe të gjithë të jenë përgjegjës. Koha është për një PARTNERITET PËR PLANETIN.

Dhe përderisa ka ende kohë për të zgjidhur krizën klimatike, është koha për të zgjedhur një të ardhme të begatë dhe të qëndrueshme dhe është koha për të rinovuar natyrën dhe për të ndërtuar një planet të shëndetshëm për fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre. Koha është e shkurtër.

Për këtë ditë, për të gjithë, çdo ditë, INVESTONI NË PLANETIN TONË!

Related posts

Karvan për informim për përfitimet nga vaksinat në 24 vendbanime të ndryshme

Gazetamax.mk

Mariçiq: Kemi kërkuar që vendi të bëhet pjesë e rrjetit europian të migracionit

Gazetamax.mk

Agron Dedivanaj: Sot i thamë territ jo, për vatrën tonë stërgjyshore për Malësinë

Gazetamax.mk