GazetaMax
Ballina

23 vjet nga vrasja e avokatit Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij

Sot mbushen 23 vjet nga vrasja e avokatit të shquar shqiptar Bajram Kelmendi, dhe dy djemve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit.

Avokati Kelmendi së bashku me dy djemtë e tij ishin marrë nga forcat serbe më 24 mars, ditën që NATO nisi bombardimet në Kosovë ndaj caqeve serbe.

Lajmin për vendndodhjen e kufomave të tyre, Nekibe Kelmendi, tashmë e ndjerë, e kishte marrë më 26 mars.

Kufomat ishin gjendur afër një distributori gazi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Kelmendi, si avokat, kishte proceduar një dosje për krimet e regjimit të Millosheviçit në Kosovë, të cilën do ta dorëzonte në Hagë.

Kelmendi ishte edhe aktivist në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut.

Related posts

Sipas studimit, produkte të caktuara të mëngjesit shkelin kufijtë ligjorë të pesticideve

Gazeta Max

Diellza Kolgeci thotë se dëshiron ta ketë një vajzë

Gazeta Max

Pasi u raportua se Donaldi i shkoi në banesë, Bora sot bëri këtë veprim

Gazeta Max