GazetaMax
BALLINA

25 vite pa Mujë Krasniqin dhe 41 bashkëluftëtarët e tij/ Ahmeti: Rënia e tyre ishte dhimbje që u bë obligim për jetësimin e amanetit që e lanë

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot në 25 vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarët e tij i ka kujtuar duke thënë se rënia e tyre ishte dhimbje që u bë obligim për jetësimin e amanetit që e lanë.

25 vite më parë që Kosova jonë të qëndrojë e pathyeshme përballë barbarisë do të jepnin jetët Komandanti i Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarët e tij.

Lajmi për rënien e tyre asokohe ishte dhimbje e madhe për të gjithë ne, por shpejt do të bëhej kushtrim lirie e obligim për jetësimin e amanetit që e lanë.

Sot trupat e tyre prehen të qetë në tokën e lirë të Kosovës, të ujitur me gjakun e tyre të pastër.

Lavdi e përjetshme Komandant Mujë Krasniqit, bashkëluftëtarëve të tij dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=895909625236494&set=a.465898708237590

Related posts

Rosval mbërriti në Shkup, pritet nga sekretarja shtetërore Abdiu-Halili

e-max

Sekretari shtetëror Toshevski vizitë në Podgoricë, takon sekretarët shtetëror në MPJ e Eurointegrime dhe këshilltarët e presidentit Milatoviç

e-max

Myftiu i shkupit Ismaili pret në takim Prof. Dr. Ines Murzaku profesoreshë në Universitetin “Seton Hall” të New-Jersey-t

e-max