GazetaMax
Lajme

277 raste të reja me Covid 19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 2.635 testime, ndërsa janë regjistruar 277 raste të reja me Covid-19. Insituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 132 pacientë të shëruar.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 141, Prilep – 23, Manastir – 20, Kumanovë – 17, Kavadar – 14, Veles dhe Ohër – nga 9, Kërçova dhe Strumicë – nga 7, Gostivar, Kriva Pallanka dhe Struga – nga 4, Gjevgjeli – 3, Bogdanci, Koçani, Negotina, Resnja dhe Tetova – nga 2, Vallandova, Dibër, Kratovë, Krushevë dhe Shtip – nga 1.

Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 8 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 6 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 28 shkurt deri 3 mars 2022.

Related posts

Filloi para regjistrimit të nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor 2022/2023 në “ Jahja Kemal “

Gazeta Max

Tragjedi ajrore në Austri/ Rrëzohet aeroplani me katër persona në bord, nuk ka të mbijetuar

Gazeta Max

Fondi shëndetësor me drejtor të ri, kush është Magdalena Filipovska-Grashkoska

Gazeta Max