GazetaMax
Lajme

4 shqiptarë bien pre e mashtrimit me trashëgiminë nga Afrika, zbardhet skema

Të joshur nga ideja se ishin trashëgimtarë të një pasurie prej 1 milionë euro nga një i afërm i panjohur në Francë, 4 qytetarë kanë depozituar shuma parash në llogarinë bankare të një 31-vjeçareje në Tiranë. Këto para pretendohej të ishin komision për tërheqjen e trashëgimisë, por në të vërtetë e gjitha ishte një skemë mashtrimi.

Paratë e depozituara kanë avulluar, duke u tërhequr nga bankomate në një shtet të Afrikës perëndimore. Vetëm një pjese e vogël e tyre, është tërhequr nga 31-vjeçarja Vjola Ll, e cila është shpallur fajtore nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “mashtrimit kompjuterik”.

E pandehura, nënë e një fëmijë të mitur, u dënua me 5 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe në përfundim u la në shërbim prove për 2 vite.

Referuar vendimit të gjykatës, ajo rezulton të jetë rekrutuar në skemë nga persona të panjohur me të cilët, sipas saj, nuk i ka takuar, por vetëm ka folur në aplikacionin Whatsapp.

E pandehura iu është bindur instruksioneve të një personi me emrin Filip dhe një tjetri me emrin Oliver, të cilët i kanë kërkuar të hapte një llogari në një bankë të nivelit të dytë. Më pas, nën udhëzimet e tyre ajo i ka dërguar me postë në shtetin Benin në Afrikë kartën e bankës dhe kodin pin të saj. Për bashkëpunimin 31-vjeçares i ishte premtuar 10 % e shumës së çdo transferte.

Sipas vendimit të gjykatës, shumat e depozituar nga qytetarët shkonin deri në 1500 euro. Skema është prishur pas sinjalizimit të dy klientëve rastësorë të bankës për ofertën e të pandehurës, ndërsa situata është raportuar më pas tek departamenti i Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit.

Gjatë gjykimit e reja ka deklaruar se kishte rënë vetë viktimë e mashtrimit. Ajo ka pretenduar se ishte në vështirësi ekonomike dhe se nuk kishte mashtruar kënd, por çdo veprim e kishte bërë qorrazi, nisur nga orientimet që i jepnin në telefon./A2

Related posts

Rrëshqitja e dheut në rrugën Rosoman-Prilep, parashihet ndërprerje e komunikacionit për rreth gjashtë orë

Gazetamax.mk

Petrovska: Aterimi i aeroplanëve F-35 janë shembull për partneritetin tonë strategjik me SHBA-në

Gazetamax.mk

Kush është serbi i arrestuar gjatë ditës së djeshme për krime lufte në Kosovë

Gazetamax.mk