GazetaMax
Lajme

46-vjeçari nga Poroji nga pakujdesia plagos në shpatull kunatën

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast plagosjeje brenda një familje në fshatin Poroj të Tetovës. Një 46-vjeçar ka përfunduar në polici pasi është denoncuar nga kunata për plagosje në shpatull.

“Më 17.03.2025 në orën 14.45, nëpunësit policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria L.R.(46) nga f.Poroj, rrethina e Tetovës. Ai ishte denoncuar nga Q.R.(50) nga f.Poroj, bashkëshorte e vëllait të tij, se ditën e njëjtë rreth orës 13.00 në oborrin e shtëpisë së saj nga pakujdesia e ka lënduar në shpatull me pushkë ajrore, pas çka e ka dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë. Ai ishte ndaluar në stacionin policor dhe i janë sekuestruar pushkë ajrore „Gamo“ kalibri 5,5 milimetra, leje për armë në emrin e tij dhe një kuti hekurime me diabola. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës”, qëndron në buletinin e MPB-së.

Related posts

‘Ngrin’ euro, bie dollari/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja, njihuni me këmbimin valutor për ditën e sotme

Gazeta Max

Osmani: OSBE-ja nis një iniciativë të re kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

Gazeta Max

Një tjetër sfidë e vendit në planin diplomatik. Ja me cilën iniciativë do të kryesojë Bujar Osmani

Gazeta Max