GazetaMax
Lajme

77% e përdoruesve nuk e njohin procedurën e reklamimit pranë operatorit postar

Shkup, 4 janar – Njëzet e katër për qind e individëve të anketuar nga Agjencia e Postave kanë thënë se nuk pranojnë fare dërgesa përmes tregtisë elektronike, 20 për qind marrin deri në dy dërgesa në vit, 19 për qind deri në pesë, ndërsa 20 për qind deri në 10 dërgesa në vit. Ata që marrin dërgesa më shpesh gjatë vitit janë të anketuarit nga mosha 18-44 vjeç, studentë/nxënës, punonjës në sektorin privat, me arsim të lartë ose universitar dhe me të ardhura mujore më të larta.

Më shumë se gjysma e të anketuarve, pra 60 për qind, bëjnë porosi në internet për dërgesat në qarkullimin e brendshëm postar dhe 40 për qind në atë ndërkombëtar. Ata që porosisin në masë të madhe në vend janë të moshave 18-24, nga 55 deri në 64 vjeç, si dhe të anketuarit mbi 75 vjeç, të papunë, studentë/nxënës, pensionistë dhe punonjës në sektorin privat/pronarë biznesi, citohet në rezultatet e hulumtimit të kryer nga 10 nëntori deri më 5 dhjetor të vitit 2022.

Nga përdoruesit afaristë të shërbimeve postare, 23 për qind porosisin çdo vit 20 ose më shumë dërgesa, 20 për qind porosisin deri në 10 dërgesa, 14 për qind deri në pesë dërgesa dhe 12 për qind deri në dy dërgesa. Tridhjetë e një për qind nuk porosisin fare dërgesa online ose përmes internetit në baza vjetore.

Shumica e të anketuarve të përfshirë në anketën e Agjencisë së Postave, 77 për qind nuk janë të njohur me procedurën e paraqitjes së reklamimit apo ankimimit tek operatori postar për dërgesat postare të humbura, të dëmtuara dhe tejkalimi i afatit të dorëzimit, kurse 23 për qind kanë deklaruar se kanl dijeni për këtë procedurë. Të anketuarit që e njohin procedurën në një numër të madh janë nga mosha 18 deri në 24 vjeç, studentë ose pronarë biznesesh private.

Pak më shumë se dy të tretat e të anketuarve, 70 për qind, në baza mujore nuk dërgojnë letra fare, kurse 18 për qind deklaruan se dërgojnë deri në dy letra.

Në pyetjen lidhur me çmimin e një letre standarde, që është 25 denarë, 56 për qind janë shumë të kënaqur ose disi të kënaqur dhe 34 për qind nuk janë as të kënaqur dhe as të pakënaqur. Deri në 41 për qind e të anketuarve do të paguanin një çmim më të lartë për një shërbim të dorëzimit të pakos për një ditë ose për dy ditë.

Pak më pak se gjysma e të anketuarve, 46 për qind, janë deri diku të kënaqur, ndërsa 23 për qind janë shumë të kënaqur me shërbimet postare.

Arsyet kryesore të pakënaqësisë me shërbimet postare sipas anketës së Agjencisë së Postave janë problemet me dërgesën (për 88 për qind të të anketuarve), orët e shkurtra të punës (për 63 për qind të të anketuarve) si dhe procedurat e vjetruara dhe çmimet e shërbimeve postare për 50 për qind të të anketuarve.

Pothuajse dy të tretat e të anketuarve, 62 për qind, besojnë se është në rregull që Posta e Maqedonisë së Veriut t’i ofrojë shërbimet e saj jo vetëm në ambientet e tyre afariste përmes stafit të tyre, por edhe përmes zyrave postare kontraktuale (dyqane private, pika të shitjes, pikat e karburantit). Me këtë ide

pajtohen një numër i madh i më të rinjve 18-24 vjeç, por edhe ata me moshë më të madhe 65-74 vjeç, të papunët, studentët/nxënësit…

Faktori më i rëndësishëm për cilësinë e ofrimit të shërbimeve postare, sipas shumicës së të anketuarve (78 për qind) të mbuluar nga anketa e Agjencisë së Postave, është shpejtësia e transportimit të dërgesave postare, si dhe çmimi i shërbimit postar, për 61 për qind tëtë anketuarve. Të rëndësishëm janë edhe faktorët e vendndodhjes së njësive postare dhe kostoja e shërbimit postar.

Shërbimet postare më të përdorura në vend janë marrja e një pakete, 57 për qind, marrja e letrave, faturave, kartolinave në adresën e shtëpisë (51 për qind) dhe marrja e postës së rekomanduar (50 për qind).

Gjysma e të anketuarve, pra 49 për qind, i vizitojnë njësitë postare një herë në muaj.

Kriteret më të rëndësishme për zgjedhjen e një njësie postare që vizitohet janë grumbullimi personal i dërgesave postare 67 për qind, vendndodhja 62 për qind, si dhe orari i punës për 53 për qind.

Më shumë se gjysma e të anketuarve nuk kanë propozim se si të përmirësohen kushtet për akses në shërbimet postare, 59 për qind e të anketuarve. Tetë për qind janë deklaruar për dërgesë më të shpejtë të pakove, ndërsa gjashtë për qind për ekzistimin e më shumë filialeve.

Dy të tretat, 68 për qind, kanë përdorur shërbime postare nga një ofrues tjetër i shërbimeve postare krahas shërbimeve të Postës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa shumica prej tyre, 81 për qind, kanë përdorur shërbime të Kargos. Arsyet kryesore për përdorimin e këtyre kompanive konkurruese janë shpejtësia e dorëzimit 83 për qind, shpejtësia e marrjes 61 për qind dhe urgjenca 53 për qind.

Vetëm 17 për qind e të anketuarve thanë se kishin njofuri për ekzistencën e kutive postare kolektive për marrjen dhe dërgimin e paketave, 46 për qind thanë se do t’i përdornin ato.

Related posts

Bislimovski: Tarifa të reja për qytetarët, kush harxhon më shumë do të paguaj më shtrenjtë

Gazetamax.mk

Refugjatët ukrainas trajtohen si turist

Gazetamax.mk

Alternativa: Korrupsioni politik duhet të ndalojë tani dhe menjëherë, ftojmë të përkrahet amendamenti jonë për luftimin e korrupsionit

Gazetamax.mk