GazetaMax
Lajme

95 shqiptarë mbesin të bllokuar në një autobus në aeroportin e Beogradit, me dyer dhe dritare të mbyllura – Dëgjohen duke kërkuar ndihmë

95 shqiptarë, pasagjerë të linjës Beograd-Tiranë është raportuar se kanë mbetur të mbyllur në një autobus në aeroportin e Beogradit “Nikola Tesla”, dje pasdite.

Kjo situatë siç ka raportuar gazetari Blendi Fevziu ka ndodhur në autobusin që bartë pasagjerët në pistë deri të aeroplani.

Në një video të publikuar nga gazetari, e që e ka pranuar nga njëri nga udhëtarët dëgjohen derisa ata bërtasin dhe kërkojnë ndihmë nga policët jashtë autobusit ku kishte temperatura shumë të larta dhe mungesë kondicioneri.

“Kjo nuk është normale, ne po vdesim këtu. Këtu ka edhe një fëmijë 2-vjeç. Hapeni derën”, dëgjohet duke thënë me zë të lartë njëri nga pasagjerët, derisa policët nuk reagojnë.

Linja e fluturimit Beograd-Tiranë dhe anasjelltas është linjë e rregullt. Vetëm dje dy fluturime janë paraparë që të realizohen deri në aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, por njëri prej tyre është anuluar.

Related posts

Taravari viziton pacientët nga tragjedia e Koçanit në spitalin “Çam dhe Sakura” në Stamboll

Gazeta Max

Zbulohet raporti i Inspektoratit të gjuhës/ Si e shkelnin gjuhën shqipe Jeton Shaqiri, Faton Ahmeti, Naser Ziberi, Bekim Maksuti etj

Gazeta Max

Objekti i shkollës “Rilindja” në Sellcë po merr formë/ Grubi: Përkujdesemi që kjo vatër e dijes të jetë në dispozicion të rreth 300 nxënësve

Gazeta Max