GazetaMax
Sport

Eriksen refuzon kalimin te Manchester United

Christian Eriksen thuhet se ka refuzuar mundësinë për të nënshkruar me Manchester United, edhe pse së shpejti do të jetë lojtarë i lirë.
30-vjeçari nënshkroi një kontratë afatshkurtër me Brentfordin në janar dhe tani është në radarin e disa klubeve pasi ka lënë prapa probleme shëndetësore.
Pasi u pajis me një defibrilator kardioverter të implantueshëm, Eriksen u largua nga Interi dhe u stërvit me Ajax-in e Erik ten Hag përpara se të kthehej në Premier League.
Klubet të mëdha evropiane kanë shprehur interesimin e tyre për Eriksen, por sipas “The Guardian”, danezi nuk ka interes për një lëvizje në “Old Trafford”.
Raporti pretendon se Eriksen ka më shumë gjasa të qëndrojë në Brentford sesa të nënshkruajë për Man United, dhe ai gjithashtu mund të bëjë një rikthim sensacional në Tottenham dy vjet e gjysmë pas largimit të tij.
“Ne shpresojmë se ai do të vendosë brenda dy javësh. Ai do të më telefonojë dhe do të më thotë se çfarë dëshiron të bëjë”, tha agjenti i tij.
Eriksen bëri 305 paraqitje për Tottenhamin midis viteve 2013 dhe 2020, duke shënuar 69 gola dhe 90 asistime.

Related posts

Vasseur: Për problemet e Alfa Romeos ka gisht edhe Latifi

Gazetamax.mk

Inzaghi pas humbjes: Duhet paraqitje perfekte ndaj një skuadre si Bayerni, nuk e kishim atë

Gazetamax.mk

Briken Calja i 10-ti në Kupën e Botës në Tajlandë

Gazetamax.mk