GazetaMax
Lajme

Ndërpritet debati i komisionit për gjykatësit kushtetues

Shkup, 24 qershor – Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot e vazhdoi debatin për përcaktimin e propozimeve për gjykatës kushtetues, ndërkaq pas diskutimit dyorësh mbledhja është ndërprerë.

Në fillim të debatit deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së Toni Jarevski theksoi se nuk ka mënyrë ideale se si të jenë të sigurt për zgjedhje më të mirë të mundshme të gjykatësve kushtetues që mund ta bëjnë atë. Por, siç përkujtoi, rejtingu për besim në gjyqësi është tetë për qind dhe theksoi se asnjë qytetar në shtet nuk ka siguri juridike në sistemin.

“Të gjitha format e problemeve rreth sistemit reflektohen në punën, përkatësisht mos punën e sistemit gjyqësor”, tha Jarevski, duke cekur se gjyqësia dhe jurisprudenca, gjykatat, si dhe Gjykata kushtetuese meritojnë përgjigje në shumë pyetje të cilat sipas tij, janë gjithnjë e më shumë.

Ai shtoi se nëse lejojnë politizim të gjyqësisë, në vend të marrjes së cilësisë, ata do të jenë bashkëpjesëmarrës.

Sipas tij, nëse ka pasur mundësi në mbledhje të jenë të pranishëm kandidatët, do të kishte debat më cilësor.

Në mbledhje u diskutua për propozimin e shumicës – Tanja Vasiq Bozaxhieva të zgjidhet gjykatëse kushtetuese.

Anëtarët e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve deri më tani e konfirmuan propozimin e shumicës në pushtet që Fatmir Skender, gjykatës aktual në Gjykatën e Apelit Shkup, të zgjedhet gjykatës kushtetues. Është refuzuar propozimi i VMRO-DPMNE-së, Rodna Zhivkovska të zgjehdet gjykatëse kushtetuese.

Related posts

Osmani në takime me zyrtarë të lartë amerikan: Projektet e Dialogut Strategjik me SHBA janë të rëndësishme për luftën kundër korrupsionit

Gazetamax.mk

Medvedev: Rusia ka fuqinë t’ju tregojë vendin të gjithëve

Gazetamax.mk

VV-ja në Maqedoni/ Ahmeti: Nuk përmbën problem, jemi demokraci, por ndërkombëtarët e krahasun veprimin e Kurtit me atë të Vuçiqit

Gazetamax.mk