GazetaMax
Sport

Shefi i Red Bull: Thirrja e Mercedes për ndërrim gomash ia humbi Hamiltonit garën ndaj Ferrari

Christian Horner ka dhënë disa komente lidhur me garën e Silverstone.
Grand Prix i Britanisë u fitua nga Carlos Sainz i Ferrari, por mund të përfundonte lehtë te Perez i  Red Bull apo te Lewis Hamilton i Mercedes.
Shefi i Red Bull, Christian Horner beson se Hamilton do të kishte më shumë mundësi po që ndërrimi i gomave të menaxhohej më mirë nga Mercedes.
“Isha i befasuar me Lewis, që me xhirot e mbetura, dhe me degradimin që pati, nuk shkoi në të butat. Ai shkoi në goma të forta në xhiron e 33-të dhe unë mendova se ai do të dilte me të buta, sepse ajo do ta bënte shumë më të lehtë për të”, ka thënë Horner.
“Besova se Ferrari nuk do të kishte shanse aty”, shtoi shefi i Red Bull.
Lewis Hamilton përfundoi i treti në garën e Silverstone, por priu disa xhiro para se të ndërronte gomat.

Related posts

Fernandes transferohet në Serie A

Gazetamax.mk

Publikohet lista e Francës për Kupën e Botës

Gazetamax.mk

Barcelona mendon shitjen e pesë lojtarëve

Gazetamax.mk