GazetaMax
Kuriozitete

Federer paralajmëron pensionimin? “Nëse nuk je në formën më të mirë, më mirë të ndalosh së luajturi”

Roger Federer ka dhënë disa komente që lidhen me të ardhmen e tij.
Ylli zviceran i tenisit, për shumë kë më i miri në histori, ka thënë se mund të vazhdojë të jetë i lumtur edhe pa qenë aktiv në tenis.
Roger Federer insiston se ai ka dëshirë të fitojë dhe kësisoj, nëse nuk është i aftë të luajë në nivele të larta, është më mirë që të pensionohet nga tenisi.
“Mua gjithmonë më pëlqen të fitoj, por nëse nuk je gati të garosh në nivele të larta më, atëherë më mirë të ndalosh së luajturi”, ka thënë Federer.
“Nuk mendoj se kam nevojë për tenis; unë kam mësuar të jem i lumtur edhe me gjëra të tjera në jetë”, shtoi zvicerani.
Roger Federer ka vuajtur nga një lëndim tash e sa kohë dhe nuk ka marrë pjesë në kompeticione të rëndësishme. Duket se ai po afrohet me pensionimin e tij.

Related posts

Pensionimi i Piques – Barça gjeneron mbi 10 milionë euro nga paga e tij

Gazeta Max

Pronësia e re e Milanit zbulon përforcimin e parë te rossonerët

Gazeta Max

Të gjitha ekipet pjesëmarrese në turneun e madh PGL Antwerp Major CS:GO

Gazeta Max