
Gazetari Marin Mema ka reaguar në rrjetet sociale pas plagosjes së Erjon Vishkullit gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.
Përmes një postimi në Instagram, Mema i ka kushtuar disa fjalë të riut, duke shprehur mbështetjen dhe lutjet për të, ndërsa ka vënë në pah dashurinë e tij për kombin.
“Erjon, miku im, ata që të njohin nga afër ta dijnë zemrën dhe dashurinë për kombin! Lutem për ty!”, ka shkruar Marin Mema.
