GazetaMax
Kuriozitete

Watford arrin marrëveshje me Barcelonën për Rey Manajn

Watfordi ka arritur marrëveshje për transferimin e Rey Manajt nga Barcelona.
Dakordimin e ka konfirmuar vetë klubi “blaugrana”, përmes një njoftimi.
Shuma e këtij kalimi nuk dihet ende, por ajo që mund të thuhet me siguri se aktualisht mungon vetëm e “zeza mbi të bardhë”.
Rey Aldo Manaj iu bashkua FC Barcelona më 20 janar 2020 për të qenë pjesë e Barça B pasi më parë ishte në Granada dhe Albacete. Në sezonin e tij të parë të plotë me rezervat, ai ishte golashënuesi më i mirë me 14 gola në 22 ndeshje.
Në verën e vitit 2021 ai kaloi parasezonin me ekipin e parë dhe shënoi katër gola në vetëm 117 minuta. Më pas, më 31 gusht të të njëjtit vit, ai shkoi në huazim te Spezia Calcio në Serinë A.
Me pesë gola dhe dy asistime në 19 pjesë, Rey Manaj ndihmoi skuadrën e drejtuar nga ish-lojtari i Barçës, Thiago Motta, ta mbante vendin e tyre në Itali.

Related posts

Familja e Mbappes do të udhëtojë në Madrid javën e ardhshme

Gazeta Max

Steam kalon shifrën rekorde prej 30 milionë përdoruesve të njëkohshëm

Gazeta Max

Inzaghi flet pas humbjes nga Bologna dhe ka disa fjalë për portierin Radu

Gazeta Max