Ljupço Prenxhov zgjidhet Zëvendës i sekretarit të përgjithshëm të VMRO

Ljupço Prendzhov është zgjedhur zëvendës i sekretarit të përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Prendzhov, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke theksuar se zgjedhja është bërë në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv të partisë.

Ai ka falënderuar kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për besimin e dhënë, si dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për mbështetjen.

Prendzhov e cilësoi këtë emërim si një kapitull të ri në angazhimin e tij politik, duke u zotuar se besimin do ta arsyetojë përmes angazhimit personal, përkushtimit dhe punës konkrete.