GazetaMax
Kuriozitete

Arrihet marrëveshja mes Man United dhe Barcelonës për Frenkie de Jong

Manchester United dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për kartonin e Frenkie de Jong.
Skuadra katalane do të pranojë një ofertë të Man United prej 75 milionë eurove + 10 milionë të tjera si bonuse.
‘Djajtë e Kuq’ tash e disa javë janë duke punuar për një transferim të holandezit në ‘Old Trafford’.
Megjithatë, dëshira e Frenkie de Jong mbetet ajo për të vazhduar karrierën me Barcelonën.
Dy skuadrat kanë marrëveshje mes vete, por United po ngecin në një marrëveshje personale me lojtarin.
Mbetet të shihet nëse Frenkie de Jong do të ndryshojë mendje sa i përket kalimit tek United, ose më saktë, rreth largimit nga Barcelona, pasi problemi i tij nuk qëndron me skuadrën e United, por me ëndrrën për Barcën.

Related posts

U akuzua se bëri fyerje raciste ndaj Gabriel – merret vendimi ndaj kapitenit të Liverpoolit

Gazeta Max

VIDEO/ Skena horror në Indi! Shembet tribuna e tejmbushur, 225 të plagosur

Gazeta Max

Raspadori bën kërkesë për largim – Juventus dhe Napoli me vëmendje maksimale

Gazeta Max